Shkrimi i një  emaili është një prej aftësive më të rëndësishme çdo kund, por shumë të ri gjejnë punë pa ditur se si të shkruajnë një email profesional dhe pa pasur asnjë trajnim. Kjo është pse ne e kemi krijuar këtë kurs online, i cili do të zhvilloj aftësitë tuaja për të planifikuar, organizuar, për të shkruar dhe redaktuar. 

 Bëhuni pjesë e kursit tonë online dhe mësoni teknika që do t'ju ndihmojnë  të shkruani emaila të cilat njerëzit do t’i lexojnë dhe teknika që do t’ju sigurojnë se kuptoheni qartë. Në fund të kursit, ju do të jeni të aftë të: 

  • zbatoni teknikat e planifikimit dhe organizimit që shkrimi juaj të përmbush qëllimin e tij 
  • vlerësoni dhe përshtatni emailat për lexues dhe situata të ndryshme
  • shkruani dhe redaktoni emailin që të jetë i  qartë, në mënyrë të përmbledhur dhe lehtë I kuptueshëm.

Ky kurs është i përshtatshëm për të gjithë profesionistët që punojnë, veçanërisht për të rinjtë që janë në pesë vitet e para të karrierës së tyre. 

Kursi kushton 42 funta britanike dhe përfshin qasje të pakufizuar gjatë gjithë kohës që do të jetë i hapur (d.m.th do të mund t'u referoheni materialeve në çdo kohë) si edhe një certifikatë digjitale, e cila ju ndihmon të dalloheni kur të aplikoni për një punë apo në universitet. 

Kursi "Si të Shkruani emaila më të mirë" është shumë  fleksibil dhe gjatë tri javëve do t'ju merr vetëm nga katër orë në javë, kështu që mund të ushtroni në çdo kohë që u përshtatet.