Date
E Hënë 02 November 2020 deri E Hënë 30 November 2020
Lokacioni
Event online

Merrni pjesë në eventin tonë të parë dixhital Të Studiosh në MB, në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe zbuloni se çfarë mund t’ju ofrojë arsimi në Mbretërinë e Bashkuar. Ne ju ofrojmë një platformë njëmujore falas ku do të mësoni gjithçka që duhet të dini rreth studimeve në MB.

Në këtë event do të marrin pjesë më shumë se 30 universitete të MB të cilët janë në dispozicionin tuaj për seanca one-to-one ku do t’ju bëhet e ditur çdo gjë që dëshironi të dini. Platforma gjithashtu ofron informacione në lidhje me bursat e veçanta universitare, si dhe informacionet më të fundit në lidhje me studimet në MB.

Kush mund të marrë pjesë në këtë event?

Mund të marrin pjesë studentëte të gjitha niveleve. Nëse:

  • interesoheni për diplomën Bachelor – ose nivelin Master dhe atë pasuniversitar
  • për udhëtime sezonale - ose nëse ky është udhëtimi juaj i parë jashtë vendit
  • keni zgjedhur degën që dëshironi të studioni dhe universitetin në të cilin dëshironi të aplikoni - ose nuk keni asnjë informacion paraprak

Kjo është mundësia juaj për të marrë informacionin që ju nevojitet, direkt nga universitetet dhe ekspertët.

Çfarë do të ndodhëgjatë eventit?

Pasi të jeni regjistruar në platformë, do të jeni në gjendje të:

  • merrni pjesë në uebinare për tema dhe karriera specifike dhe të mësoni rreth kurseve të ndryshme universitare dhe ato pasuniversitare
  • rezervoni biseda private online me universitetet pjesëmarrëse nga MB
  • mësoni rreth kostove të studimit dhe jetesës në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë bursat dhe opsionet e tjera të financimit
  • merrni informacione rreth vizave të reja për studentët e BE-së
  • merrni këshilla si të bëni aplikimin tuaj
  • mësoni në lidhje me kërkesat e gjuhës angleze për studimet në Mbretërinë e Bashkuar
  • bëni pyetjet tuaja, merrni përgjigje për to - dhe filloni të planifikoni udhëtimin tuaj për Studimet në MB.

Si mund të marr pjesë?

Eventi është plotësisht online dhe është i hapur nga 2 deri më 30 Nëntor. Ju mund të regjistroheni që prej datës 5 Tetor dhe të filloni të shfletoni platformën përpara se eventi të jetë live.

Mjafton të regjistroheni vetëm një herë. Thjesht klikoni butonin e regjistrimit dhe do të shkoni në një faqe tjetër ku do t’ju duhet tu përgjigjeni disa pyetjeve si, vendi nga jeni dhe dega që dëshironi të studioni. Pasi ta keni plotësuar këtë pjesë dhe të keni marrë një email konfirmimi, jeni të lirë të eksploroni platformën dhe të mësoni më shumë rreth universiteteve dhe lëndëve që ju interesojnë.