Nëpër botë, nxënësit mësojnë Anglisht shumë më herët në shkollë, gjë që shpie në rritje të kërkesave për vlerësim të Anglishtes. Shkollat dhe prindërit janë në dijeni që aftësitë e Gjuhës Angleze kanë rëndësi të madhe nëse nxënësit dhe fëmijët e tyre do të mësojnë, zhvillohen dhe punojnë në fushën ndërkombëtare.
ÇKA ËSHTË?
- Aptis për adoleshentë është një mjet i ri vlerësimi i Gjuhës Angleze nga British Coucnil i disenjuar apostafat për adoleshentë, për të testuar aftësitë e tyre në tema që ju interesojnë.
- I targetuar për 13-17 vjeç, Aptis për adoleshentë ju mundëson ti targetoni aftësitë specifike të Gjuhës Angleze dhe të merrni rezultate të shpejta.
- Pyetjet janë të disenjuara në atë mënyrë që reflektojnë aktivitetet e jetës së përditshme të adoleshentëve, si p.sh: mediet sociale, detyrat e shtëpisë, ngjarjet shkollore dhe sporti, në mënyrë që ta bëjnë testin më të njohur. Kjo mënyrë moderne e testimit ju mundëson kandidatëve të demonstrojnë plotësisht njohurinë dhe zotësinë e Gjuhës Angleze.
- Aptis për adoleshentë mund të integrohet në çfarëdo sistemi edukativ ekzistues, i cili ju mundëson nxënësve të vlerësojnë nivelin e Anglishtes në mënyrë efektive dhe ekonomike nëpër kohë.
KUSH MUND TA PËRDOR?
- Shkollat fillore dhe të larta
- Ministritë e Edukimit nëpër gjithë botën
- Shkollat e gjuhëve
- Mësues privat apo mësimdhënës
- Shkollat dygjuhëshe
ÇKA MUND TË BËJ?
- rreshtoj nxënësit në bazë të nivelit të zotësisë së Anglishtes
- vlerësoj gatishmërinë e kandidatëve në mbajtjen e provimeve çertifikuese
- vlerësoj gatishmërinë në pjesëmarrje të programeve jashtë vendit apo në shtëpi
- identifikojë mangësitë dhe përparësitë të informojë mësimdhënie dhe mbështetje për nxënës
- vlerësoj programet për mësim
- testoj progresin e nxënësve gjatë një periudhe të gjatë mësimi.
Fleksibiliteti shtrihet në shërbimin e raportimit dhe rezultati mund të paraqitet në dy mënyra, individuale edhe grupore.
Rezultati i përshkallëzuar (0-50) do të ju ipet për secilën zotësi të testuar, dhe mund të përdorni këtë që të krahasoni kandidatët individual. Poashtu ju ndihmon që të matni progresin nëse kandidatët janë duke ri-hyrë në test. Së bashku me rezultatin e përshkallëzuar poashtu japim nivelin e Kornizës së Përbashkët Evropiane të Referencimit (KPER) për secilën aftësi të testuar (A1-C).
Në qoftë se hyni në test për të gjitha 4 aftësitë, ju do të keni një rezultat përmbledhës të nivelit të KPER.