Testimi në APTIS

ÇFARË ËSHTË APTIS?

Ne kemi 70 vjet eksperiencë në testimin e gjuhës angleze nëpër botë. Ekspertët tanë kanë zhvilluar testin e Aptis bazuar në kërkimet e fundit në fushën e vlerësimit të gjuhës angleze.

Aptis mund të vlerësojë nivelin e anglishtes suaj në të gjitha 4 aftësitë gjuhësore- të folurit, shkrimi, leximi dhe dëgjimi. Gjithashtu, përmban testim në gramatikë dhe fjalor. Aftësitë që do të testoheni varet nga organizata e cila ju kërkon testin (p.sh. punëdhënësi apo trajnuesi).

SI MUND TË HYJË NË APTIS?

Informacioni sesi të hyni në Aptis mund t’ju ofroj punëdhënësi juaj, universiteti apo shkolla. Ju nuk mund të regjistroheni direkt nëpërmjet nesh.

ÇFARë DO TË THOTË REZULTATI IM?

Ju do ta merrni rezultatin të bazuar në Kornizën e Përbashkët Evropiane të Referencimit (KPER), I cili do të ju tregojë nivelin e arritur në KPER (A1-C) për secilën aftësi të testuar. Në qoftë se hyni në test për të gjitha 4 aftësitë, ju do të keni një rezultat përmbledhës të nivelit të KPER. Së bashku me nivelin Tuaj në KPER ju do të merrni një rezultat të përshkallëzuar (0-50) I cili do të tregojë zotësinë e juaj në secilën aftësi që jeni testuar.

Shikoni një shembull të raportit të testit.

Si të pregatitem për test?