IELTS për Viza të Britanisë dhe Imigrim

A ju nevojitet të dëshmoni nivelin e njohurisë të Gjuhës Angleze për vizë të Britanisë dhe aplikim për Imigrim (UKVI)?

IELTS është në listën UKVI të testeve të aprovuara si Test I Sigurtë I Gjuhës Angleze (SELT- Secure English Test).

Nëse ju duhet rezultati I IELTS për të kompletuar aplikimin tuaj për Vizë të Britanisë dhe Imigrim (UKVI), ju duhet të hyni në test në qendrën specifike të autorizuar nga UKVI.

Për të mësuar se a duhet të hyni në IELTS për UKVI, dhe çfarë niveli ju duhet të arritni, ju lutemi vizitoni Webfaqen Viza për MB dhe Imigrim, për më shumë informata.

Keni vëmendje: Nëse jeni duke aplikuar për Vizë Studentore Tier 4 nga Sponzor i Lartë i Besueshëm (HTS-Highly Trusted Sponsor), ju lutemi kontrolloni të dhënat zyrtare në Regjistrimi i sponzorëve, para se të aplikoni.

Lajmërim

Ne jemi lajmëruar që ka patur faqe interneti të cilat janë sjellur si faqe regjistrimi të British Council IELTS. Ju lutem kini parasysh që këto faqe nuk janë të lidhura me. Gjithashtu, ne nuk jemi përgjegjës për përmbajtjen e këyre faqeve.
 
Për t’u siguruar që informacionet tuaja janë të sigurta, regjistrohuni për provimin IELTS nga link i siguruar nga ne në faqen TakeIELTS.
 
Para se ju të shkruani të dhënat personale, ju lutem sigurohuni që po përdorni sistemin tonë të sigurt të regjistrimit. Ju mund të kontrolloni nëse faqja e internetit fillon me "https://". Gjithashtu, sigurohuni që gramatika e këyre faqeve është e saktë, shikoni nëse “British Council” është i shkruajtur saktë.
 
Nëse nuk jeni të sigurt, mund të përdorni këtë link për t’u regjistruar për provimin IELTS.

IELTS Akademik për Viza të Britanisë dhe Imigrim

Ky test është për ata që dëshirojnë të ndjekin studimet universitare ose pasuniversitare, dhe për ata që janë në kërkim të regjistrimit profesional në MB. Testi përfshinë Dëgjimin, Leximin, Shkrimin dhe Të Folurit.

Regjistrohuni tani

Kontrolloni cfarë rezultati ju duhet

IELTS Gjeneral për Viza të MB dhe Imigrim

Ky test është për ata që dëshirojnë të migrojnë në Mbretëri të Bashkuar dhe për ata që dëshirojnë të studiojnë në nivele të ulta. Testi përfshinë Dëgjimin, Leximin, Shkrimin dhe Të Folurit.

Regjistrohuni tani
Kontrolloni cfarë rezultati ju duhet

IELTS Life Skills A1

Testi është për të gjithë ata që dëshirojnë të dëshmojnë për aftësitë e tyre të ndëgjimit dhe të folurit në Gjuhën Angleze si pjesë e vizave të Mbretërisë së Bashkuar për Imigrim për Familje, Bashkëshortë ose Partner.

  • Niveli A1 është brenda Kornizës së Përbashkët Evropiane e Referencës për Gjuhët (CEFR), që është ekuivalent i ESOL Entry 1 në Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve.

  • Testi përfshin Bisedim dhe Dëgjim

Regjistrohuni tani
Kontrolloni cfare rezultati ju duhet

IELTS Life Skills B1

Ky test është për ata të cilët dëshirojnë t'i përmirësojnë aftësitë e tyre të të folurit dhe dëgjimit në Gjuhën Angleze si pjesë e aplikimit për vizë të MB-së dhe për Imigrim për nënshtetësi dhe viza për qëndrim të përhershëm.

  • Niveli B1 është brenda Kornizës së Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhët (CEFR), si dhe është ekuivalent i testit ESOL Entry 3 në Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve.
  • Testi përfshin Bisedim dhe Dëgjim

Regjistrohuni tani

Kontrolloni cfare rezultati ju duhet

Nëse këto informata nuk ju duhen, atëherë ju lutemi vizitoni faqet tona për të gjitha llojet e testit IELTS.