Qendrat tona zyrtare testuese IELTS mund të ndihmojnë nëse keni vështirësi në të parë, dëgjuar, të folur apo të mësuar. Nëse keni nevojë për një version të modifikuar të IELTS, ju lutem e njoftoni qendrën e testimit tre muaj më parë. 

Nëse ju duhet të bëni aranzhime të veçanta (për shembull, kohë shtesë) atëherë ju lutem e njoftoni qendrën e testimit gjashtë javë më parë.

Aftësia juaj në gjuhën angleze do të vlerësohet objektivisht, pavarësisht nga ndonjë aftësi e kufizuar ose nevojë e veçantë që mund të keni.

Çfarë përfshijnë aranzhimet e veçanta?

  • letrat braille
  • CD të veçanta për dëgjim me ndalje dhe pauza të nevojshme
  • versioni i leximit të buzëve të testit me dëgjim
  • shkronja të zmadhuara apo kartë detyrash në të Folur për Braille.

Çfarë ndihme mund të marr?

Nëse keni dëmtim në të parë, ne mund t'ju ofrojmë::

  • shkronja të zmadhuara
  • Letra të testit Braille
  • një ndihmës/amanuensis për të shkruar përgjigjet për ju.

Nëse keni vështirësi në të dëgjuar, ne mund të ju ofrojmë:

  • pajisje të veçanta për zmadhim zëri
  • version të leximit të buzëve për modulin e Dëgjimit.

Nëse keni probleme me disleksi, mund të organizojmë::

  • kohë shtesë për testet në Leximit dhe Shkrim.

Ju lusim të kontaktoni qendrën tuaj lokale të testimit (Na kontaktoni) sa më parë që të jetë e mundur nëse keni nevoja të veçanta që mund të kërkojnë version të modifikuar të testit IELTS..