Anulimi i testit tuaj IELTS

Nëse e anuloni testin IELTS deri në pesë javë përpara datës së testimit për IELTS në letër, do të merrni një rimbursim minus tarifën administrative prej 25% të tarifës së testit.

Ju lutemi vini re se rimbursimi proçesohet për katër deri në gjashtë javë.

Rimbursimi për testin IELTS nuk është i mundshëm nëse kërkohet më vonë se periudha kohore e dhënë më sipër. Përjashtimet nga kjo politikë janë:

  • sëmundje të rëndë - p.sh. pranimi në spital, dëmtimi serioz ose sëmundja (nuk përfshin sëmundje të vogël si ftohje e lehtë etj.)
  • humbje e një të afërmi - vdekja e një anëtari të ngushtë të familjes
  • vështirësi / trauma - viktimë e krimit, viktimë e një aksidenti trafiku
  • shërbim ushtarak

Për të anuluar datën e testimit, kyçuni në Portalin për Personat që i Nënshtrohen Testit plotësoni dhe dërgoni kërkesë për anulim, njëkohësisht ngarkoni dokumentacionin/provat mbështetëse.

Nëse paraqitet vërtetim origjinal mjekësor që konfirmon gjëndjen tuaj në datën e testimit brenda pesë ditëve pune nga data e testimit, së bashku me kërkesën për anulim të kërkuar përmes Portalit për Personat që i Nënshtrohen Testit, tarifa kthehet, minus tarifën administrative prej 25% të testit.

Vetëm vërtetimet origjinale në gjuhën shqipe ose në gjuhën angleze pranohen. Nëse nuk i kemi marrë që të dy dokumentet e kërkuara përmes Portalit për Personat që i Nënshtrohen Testit deri në ditën e pestë të punës pas ditës së testimit, ju do të shënoheni se keni munguar dhe kërkesat tuaja nuk merren parasysh.

Ju lusim të keni parasysh se nuk pranojmë shënime apo vërtetime të sëmundjes lëshuar nga anëtarët e familjes.

Kopjet e dërguara përmes faksit apo emailit nuk pranohen.

Kërkesa për transferimin e ditës së testit

Nëse keni nevojë të ndryshoni datën e testimit nga data që keni rezervuar fillimisht, mund të kërkoni transferimin e ditës së testimi deri në pesë javë para datës së testimit për testin IELTS në letër, pa pagesë.

Ju lusim të keni parasysh se data e re e testimit duhet të jetë brenda tre muajve nga data fillestare. Në rastet e sëmundjes, transferimi është i mundshëm brenda pesë javëve nga testi nëse paraqitet vërtetim mjekësor origjinal brenda pesë ditëve të punës nga data e testimit, së bashku me Formularin për Kërkimin e Rimbursimit ose Transferimit të Datës së Testimit.

Nëse ju caktohet një datë e re testimi (qoftë para testit apo për shkak të sëmundjes) dhe jeni i sëmurë në datën e dytë të testimit, atëherë nuk keni të drejtë për rimbursim të tarifës së testimit dhe as për ndonjë transferim të mëtejshëm në një datë të re testimi.