Nëse jeni duke planifikuar të jepni provimin IELTS dhe dëshironi të ushtroheni kur dhe ku të jetë më e përshtatshme për ju, ndërkohë që përdorni edhe materiale mësimore të një cilësie të lartë, atëherë shkarkoni aplikacionet tona falas përgatitore për provimin IELTS.

IELTS PREP APP

Ndërkohë që jeni të përqendruar në pjesët e Dëgjimit dhe të Folurit të testit, aplikacioni gjithashtu ju ndihmon të pasuroni fjalorin tuaj, të praktikoni gramatikën dhe të kuptoni se ç'duhet bërë në ditën e provimit. Ju do të keni mundësinë të testoni njohuritë tuaja duke bërë ushtrime gramatikore, teste ushtruese për Dëgjimin dhe të Folurin dhe të shihni video të intervistave të pjesës së të Folurit të provimit IELTS.

Aplikacionet tona falas përgatitore për provimin IELTS ndjekin gjithashtu progresin e bërë dhe shpjegojnë kriteret e vlerësimit të IELTS, kështu që ju mësoni nëse jeni gati të merrni provimin me pikët e nevojshme. 

Shkarko për: iOS | Android

IELTS WORD POWER

Me më shumë se 100 pyetje për të provuar fjalorin tuaj, ky aplikacion ju ndihmon të përmirësoni gjuhën angleze dhe të përgatiteni për provimin IELTS. Do të keni mundësinë që t'u përgjigjeni pyetjeve nga 11 kategori të ndryshme nga shkenca dhe teknologjia deri tek puna dhe biznesi.

Shkarko për: iOS | Android

IELTS 1001 WAYS

1001 mënyra është një aplikacion argëtues dhe mësimor ku mund të mësoni theksin e anglishtes nga e gjitha bota! Vetëm shikoni videon e një personi që flet dhe gjejeni se nga ku është ky person. Vini në provë aftësitë tuaja të dëgjimit dhe bëhuni një specialist i theksit!

Nëse doni të bëheni pjesë e aplikacionit, vetëm regjistroni një video prej 5 sekondash duke thënë: "Ka 1001 mënyra për të folur anglisht" dhe ju do të bëheni pjesë e tij!

Shkarko për:  iOS | Android