IELTS One Skill Retake, image

Çfarë është IELTS One Skill Retake dhe si funksionon?

IELTS One Skill Retake është një veçori e re e krijuar për t'ju ndihmuar të merrni rezultatin e dëshiruar të testit pa pasur nevojë te remerrni te gjithe testin përsëri. Nëse dëshironi të përmirësoni rezultatin tuaj në një nga aftësitë që testi vlerëson, mund të rimerrni një nga katër komponentet e testit e IELTS - të dëgjuarit, të lexuarit, të shkruarit ose të folurit.

IELTS One Skill Retake është I mundur për:

  • IELTS Academic dhe General Training në kompjuter
  • IELTS for UKVI (Academic dhe General Training) në kompjuter

Përfitimet e marrjes së IELTS One Skill Retake

  • Fokusohuni në një aftësi të vetme: Nëse rezultati juaj në provimin e parë nuk ishte më i miri, One Skills Retake ju ofron një shans të dytë për të demonstruar nivelin tuaj të anglishtes dhe për të përmirësuar rezultatin tuaj në një komponent, pa pasur nevojë të bëni përsëri të gjithë provimin. Kurseni kohë dhe para duke marrë vetëm nje komponent të provimit, në vend që të rimerrni të katër  komponentet e testit.
  • Merrni një provim që ju e njihni: IELTS One Skill Retake ndjek të njëjtin format dhe orar si provimi i rregullt IELTS. Kjo do të thotë që ju jeni tashmë të njohur me provimin. Nuk duhet të shqetësoheni për përgatitjen për një test të ri dhe për të mësuar lloje të tjera formatesh testimi.
  • Merrni një Format të ri të Raportit të Testit: Ju do të merrni një format të ri raporti të testit IELTS me rezultatin tuaj të IELTS One Skill Retake. Ky Raport Testimi  përfshin gjithashtu rezultatet e testit tuaj primar dhe rezultatin e përgjithshëm CEFR. Rezultatet tuaja do të jenë të vlefshme për dy vjet nga data e provimit primar, të cilin do ta gjeni në Formatin e Raportit të Provimit.
  • Rezultatet tuaja origjinale të testit do të mbeten të njëjta: Rezultatet e tjera në testin tuaj primar nuk do të ndryshojnë. Pasi të merrni rezultatet, mund të përdorni rezultatin primar nëse dëshironi.

Si të rezervoni IELTS One Skill Retake

  • Ju mund të rezervoni testin nëse keni përfunduar së fundmi një test të plotë IELTS të bazuar në kompjuter.
  • Ju gjithashtu duhet të keni marrë rezultatet tuaja nga një qendër testimi që ofron IELTS One Skill Retake.
  • Ju mund të rimerrni vetëm një aftësi për çdo provim primar dhe duhet të bëni One Skill Retake brenda 60 ditëve nga provimi juaj primar.
  • Për të rezervuar One Skill Retake, logohuni në Test Taker Portal dhe do të shikoni rezultatet tuaja të IELTS. Nëse dëshironi të permirsoni vetëm një nga rezultatet, thjeshtë klikoni butonin 'Retake' për seksionin që dëshironi të jepni serish.

Vegëza të jashtme