Rruga drejt IELTS është kurs i njohur i Këshillit Britanik për përgatitje përmes internetit. Ky kurs do të ju japë përgatitjen më të mirë të mundshme për testim IELTS. Me Rruga drejt IELTS ju do të përfitoni:
Material në internet për dy modulet e IELTS, Trajnim akademik dhe i përgjithshëm
Zonat e ushtrimeve me libra elektronik që ju përgatisin për testim për dëgjim, lexim, shkrim dhe të folur.
- Mostra videosh me këshilla nga kandidatët e mëhershëm
- Tutoriale nga mësimdhënës ku ceket se çka duhet bërë e çka nuk duhet bërë në testimin tuaj
- Ushtrime për testime me kohë të kufizuar
- Seksionin “Progresi im” për të ju ndihmuar të krahasoni performancën tuaj me atë të studentëve tjerë në mbar botën
- Seksionin “Profili im” për të ju rikujtuar datën e testimit
Si do të më ndihmojë Rruga drejt IELTS?
Rruga drejt IELTS ju ndihmon në disa mënyra të rëndësishme:
- Rezultat aty për aty në lidhje me performancën tuaj në mënyrë që të monitoroni progresin tuaj
- Qasje në përgjigjet e sakta për ushtrime praktike në mënyrë që të përmirësoni gabimet tuaja
- Këshilla për të ju ndihmuar të përmirësoni performancën tuaj në testim
- Ushtrime të bazuara në testime të vërteta IELTS, detyra për të ju ndihmuar të zhvilloni vetëbesimin para testimit tuaj
Mund të provoni materialin tonë Rruga drejt IELTS me 10 orë studim falas tani.
Kut të regjistroheni për testim IELTS me ne, do të keni mundësinë të provoni edhe 20 orë tjera të materialit mësimor.
Përndryshe, ju mund të vizitoni drejtpërdrejt Rruga drejt IELTS:Version i plotë për të zbuluar më shumë lidhur me versionin e plotë të këtij produkti për mësim elektronik, duke përfshirë informata lidhur me pakot e abonimit.