Njoftim i rëndësishëm

Ju lutem vini re se ka disa faqe interneti të cilat sillen si faqe regjistrimi British Council IELTS. Këto faqe interneti nuk janë të lidhura me ne dhe ne nuk jemi të përgjegjshëm për përmbajtjen e këtyre faqeve interneti.

Ju lutemi, para se të fusni të dhënat tuaja personale, sigurohuni që jeni duke përdorur sistemin tonë të sigurt të regjistrimit dhe siguroni që ‘British Council’ është i shkrujtur i tillë.

Mund të regjistroheni për IELTS shpejtë dhe lehtë përmes shërbimit për regjistrim në internet. 

Për t’u regjistruar, thjeshtë ndiqni hapat e mëposhtëm: 

LEXO INFORMATAT PËR KANDIDATËT 

Shkarko dhe lexo Informatat për kandidatët. Kjo përmban informata të rëndësishme lidhur me formatin e testimit, tipet e pyetjeve dhe rezultatet e testimit. Ju lutem vini re që IELTS nuk rekomandohet për kandidatët nën moshën 16 vjeçare. 

VENDOSNI SE CILI VERSION I TESTIMIT ËSHTË I DUHURI PËR JU

Ekzistojnë dy versione të testimit IELTS:

  • IELTS Akademik
  • IELTS Trajnim i përgjithshëm

Lexo udhëzuesin tonë të thjeshtë për t’iu ndihmuar të vendosni se cili version i testimit është i duhuri për ju.

KONTROLLO DATAT E TESTIMIT IELTS 

Numri i vëndeve për të gjitha seancat tona të provimit IELTS është i kufizuar. Për të siguruar një vënd, ne ju rekomandojmë që të regjistroheni pesë javë para datës së zgjedhur për kryerjen e provimit.  Normalisht, mund të ketë vënde të lira edhe mbas kësaj date. Ju mund të shfrytëzoni Sistemin e Rregjistrimit në Internet për të gjetur informacion të përditësuar me datat e provimit dhe vëndet e lira në dispozicion. 

Kujdes: Provimi i të dëgjuarit, leximit dhe shkrimit do të zhvillohet në të njëjtën ditë. Provimi i të folurit mund të zhvillohet në të njëjtën ditë ose deri në shtatë ditë përpara ose dy ditë mbrapa nga dita kryesore e provimit. Ju do të lajmëroheni me e-mail 5-7 ditë para ditës së provimit kryesor. Provimi i të folurit mund të zhvillohet gjatë ditëve të javës.  

REGJISTROHU PËRMES INTERNETIT

Përdorni Sistemin e Regjistrimit në Internet për të rezervuar vendin tuaj në provim.

British Council në Kosovë është Qendra e vetme e autorizuar për administrimin e testimit IELTS në Kosovë. Ne bashkëpunojmë me shumë institucione edukuese dhe institucione të tjera në lidhje me regjistrimet IELTS dhe provime të tjera. Shumë institucione edukuese ofrojnë përgatitje për IELTS. British Council në Kosovë nuk rekomandon apo garanton cilësinë e përgatitjes që ofrohet në këto institucione.

Ju lutemi sigurohuni që të jeni në gjendje të paraqisni dokumentat e kerkuara në pikën 5 si dhe të jeni në gjendje të paguani duke përdorur një nga metodat e pagesave në piken 6.

PËRGATITU DHE DËRGO DOKUMENTET TUAJA 

Ju lutem sigurohuni që të dërgoni dokumentet në vijim kur të regjistroheni për testim: 

  • Fotokopjen e dokumentit tuaj identifikues (pasaportës apo letrës së njoftimit ). Vini re se nëse nuk jeni shtetas shqipëtar mund të aplikoni vetëm me pasaportë
  • Dëftesë Pagesën

  Dokumentacioni duhet të dërgohet vetëm përmes adresës së emailit: examsalbania@britishcouncil.org.

Ju lutem vini re që nëse nuk i pranojmë dokumentet brenda pesë ditëve të punës aplikimi juaj do të anulohet. Ne nuk mund të procedojmë aplikacione të pakompletuara, andaj ju lutemi që të siguroheni që na keni dërguar të gjitha informatat e nevojshme. 

PAGESA

Çmimi i një provimi është € 149. Ju mund të paguani për provimin tuaj me anë të transfertes bankare ose me online banking. 

Ju lutem vini re se jeni ju përgjegjës për të paguar çdo pagesë tjetër bankare.

Pro Credit Bank

Emri i llogarisë: British Council
Numri i llogarise: 1110237301000193
SWIFT/BIC MBKOXKPR

PASI TË REGJISTROHENI 

  • Pas konfirmimit të regjistrimit tuaj, ju do të pranoni një postë elektronike automatike me kodet tuaja të qasjes në kurset falas në internet: Rruga drejt IELTS.
  • Ne do të ju dërgojmë një postë elektronike lajmëruese 3 ditë para datës së testimit për të ju dhënë kohën e fillimit të testimit dhe adresën e vendit ku do të mbahet testimi. 

Për më shumë informata ju lutem kontaktoni Shërbimet për testim, ju lutem na kontaktoni neve. 

ARANZHIMET E VEÇANTA

IELTS është i dizajnuar të jetë një testim i drejtë dhe aftësitë tuaja në gjuhën angleze do të vlerësohen në mënyrë objektive, pavarësisht nga çfarëdo nevoje që ju mund të keni. 

Ne mund të ju ndihmojmë me ndonjë aranzhim të veçantë që ju kërkoni për testimin tuaj. Për shembull, ne u ofrojmë përkrahje njerëzve me aftësi të kufizuara në shikim, vështirësi në dëgjim dhe disleksi.  

Ju lutem na kontaktoni tre muaj para datës së testimit për të ditur se si mund të aplikoni për aranzhime të veçanta. 

NA KONTAKTONI

Për më shumë informata lidhur me IELTS ju lutem na dërgoni postë elektronike, thirrni linjën tonë informative: +355 4 2240856/7, na gjeni në Facebook apo Twitter apo na vizitoni në faqen e internetit TakeIELTS.