Kur do të marr rezultatet e mia?
Nuk ju duhet të prisni shumë për rezultatet e testit IELTS.
Mund të kyçeni në Portalin e Personave të Testuar për të parë rezultatet tuaja. Rezultatet e IELTS mbeten online për 28 ditë, por nuk duhet të përdoren si konfirmim zyrtar i performancës suaj.
Nëse keni marrë testin e bazuar në letër, do të keni mundësi të shikoni rezultatet paraprake pas 13 ditëve kalendarike nga data e testimit.
Nëse humbni formularin e raportit të testit ose harroni rezultatet e testit, ju lutemi kontaktoni qendrën tuaj të testimit.
Testi | Koha |
IELTS në letër | 13 ditë |
IELTS në kompjuter | 3-5 ditë |
IELTS Online | 3-6 ditë |
IELTS UKVI | 13 ditë |
IELTS Life Skills | 7 ditë |
Kur do të marr kopjen fizike të rezultateve të mia?
Rezultatet do të jenë në dispozicion 13 ditë pas testit me shkrim dhe ju mund të merrni Formularin e Raportit të Testit në British Council në Tiran duke paraqitur të njëjtin Dokument Identiteti që keni paraqitur gjatë testit. Ju gjithashtu mund të shikoni rezultatet tuaja online në faqen tonë të internetit. Nëse jetoni jashtë Tiranës dhe dëshironi që ne të dërgojmë TRF-në tuaj përmes postës, atëherë ju duhet të bëni një kërkesë të tillë në examsalbania@britishcouncil.org duke na dërguar adresën tuaj postare.
Rezultatet e IELTS nuk do të zbulohen nëpërmjet telefonit ose përmes emailit.
A mund të marr kopje shtesë të rezultateve të mia IELTS?
Nëse dëshironi që ne të dërgojmë një kopje tjetër të TRF-së tuaj në një organizatë njohëse, përveç pesë kopjeve që japim, do të duhet të paguani një tarifë administrative prej 5 EUR për kopje për ta dërguar përmes postës.
YJu duhet të jepni adresën e institucionit dhe plotësoni "Aplikacionin për Formularin e Raportit të Testimit shtesë”. Bashkangjitni një kopje të pagesës së bankës për TRF shtesë dhe dërgoni të gjitha dokumentet përmes postës elektronike në examsalbania@britishcouncil.org. Ne pastaj do të dërgojmë TRF-në drejtpërsëdrejti te institucioni.
Nëse qendra juaj e testimit është mbyllur, mund të porositni forma shtesë të raportit të testimit nga ielts.org.
Ju lutemi vini re se një Test Report Form shtesë kërkon rreth 10-14 ditë për tu përpunuar, në varësi të shërbimit të zyrës postare.
Të gjithë pjesëmarrësit e testit mund të kryejnë pagesën përmes një transferimi bankar direkt në llogarinë e mëposhtme:
Emri i llogarisë bankare: British Council
Kodi i monedhës: EUR
Numri i llogarisë në EUR: 111 023 730 1000 193
Kodi Swift : MBKOXKPRXXX
Emri i Bankës: Banka ProCredit Kosova
Çfarë do të thotë rezultati im IELTS?
Ju do të keni një rezultat të grupit IELTS nga 0-9 për çdo seksion testi, i cili reflekton aftësinë tuaj në gjuhën angleze.
TRF juaj tregon një rezultat për secilën nga katër aftësitë (Dëgjim, Lexim, Shkrim dhe të Folur), si dhe një rezultat të përgjithshëm të grupit. Mund të arrini të gjitha rezultatet e grupit (për shembull 5.0, 6.0, 7.0) apo gjysmën e grupit (p.sh. 5.5, 6.5, 7.5) në secilin seksion të testit.
Mësoni më shumë për atë se çfarë nënkupton rezultati i juaj këtu.
Për sa kohë janë të vlefshme rezultatet e testit IELTS?
Organizatat zakonisht nuk do të pranojnë rezultatet tuaja nëse janë më të vjetra se dy vjet, nëse nuk jepni dëshmi që ju keni mbajtur në mënyrë aktive ose keni provuar të përmirësoni anglishten tuaj që nga mbajtja e testit. Partnerët e IELTS nuk mund të konfirmojnë vlefshmërinë e rezultateve të testimit që janë më të vjetra se dy vjet.
Si mund të kërkoj rivlerësim të testit tim IELTS?
Nëse nuk keni marrë rezultatin që prisnit, ju mund të aplikoni që testi juaj të rivlerësohet. Kjo quhet Kërkesë për Rivlerësim të Rezultatit (EOR). Ju mund të zgjidhni se cilët seksione të testimit dëshironi që të rivlerësohen. Këtë kërkesë duhet që ta dërgoni në qendrën ku keni zhvilluar testimin.
Tarifa për këtë shërbim është: €70 për testin IELTS; €100 për testin IELTS UKVI; €80 për testin Life Skills.
Tarifa do t’ju rimbursohet në rast se rezultati ndryshon në një nga seksionet e testit.
Ju duhet që të aplikoni për këtë shërbim jo më vonë se gjashtë javë pas datës së testimit.
Shkarkoni formularin për Rivlerësim të Rezultatit më poshtë dhe na e dërgoni me email në examsalbania@britishcouncil.org duke bashkëngjitur edhe dëshminë e pagesës.
Rezultati i Rivleresimit mund të bëhet i disponueshëm në të njëjtën ditë me aplikimin tuaj dhe deri në 21 ditë pas aplikimit tuaj. Koha që duhet varet nga disa faktorë, duke përfshirë numrin e seksioneve që na keni kërkuar të rivleresojme. Nëse brenda 21 ditëve nuk keni marrë një përgjigje, ju lutemi të kontaktoni qendrën e testimit.
Ju vëmë në dije se nuk është e mundur që të merrni një sqarim në lidhje me rezultatin e testimit apo të shikoni testin tuaj.
Të gjithë pjesëmarrësit e testit mund të kryejnë pagesën përmes një transferimi bankar direkt në llogarinë e mëposhtme:
Emri i llogarisë bankare: British Council
Kodi i monedhës: EUR
Numri i llogarisë në EUR: 111 023 730 1000 193
Kodi Swift : MBKOXKPRXXX
Emri i Bankës: Banka ProCredit Kosova
A mund të hyj sërish në testin IELTS?
Nuk ka kufizime për rihyrje në IELTS. Mund të rezervoni një test sa më shpejt që të ndiheni të gatshëm ta bëni këtë.
Ju lusim ta keni parasysh se rezultati juaj nuk ka gjasa të rritet nëse nuk bëni përpjekje të konsiderueshme për të përmirësuar gjuhën angleze para se të hyni sërish në test. Vizito seksionin e përgatitjes për të marrë një test ushtrimi dhe për të vlerësuar nivelin tuaj.