Për të mbështetur mësimdhënësit të cilët përgatisin studentët e tyre për provimin IELTS, ne kemi përgatitur një numër materialesh online të cilat mund t'i përdorni falas.

Webinare online falas për mësimdhënës

Webinaret tona online falas do t'ju ndihmojnë të mësoni më shumë rreth IELTS dhe formatit të tij, të ndani këshilla të cilat mund t’i përdorni kur përgatitni studentët tuaj dhe t'ju ofrojnë qasje tek ekspertët e njohur botëror të gjuhës angleze. Në fund të seancës, ne do t'ju përgjigjemi të gjitha pyetjeve tuaja në lidhje me IELTS, prandaj, sigurohuni të vini të përgatitur!

WEBINARET E RADHËS

Data

Tema

E mërkurë 15 dhjetor 2021 | Ora 13:00 Përmirësimi i gramatikës së testuesve për IELTS
E shtunë 15 janar 2022 | Ora 13:00 Detyra për Shkrim Akademik 1
E martë 15 shkurt 2022 | Ora 13:00 Detyra për pjesën me shkrim
E martë 15 Mars 2022 | Ora 13:00 Pjesa e të folurit

SHIKONI INÇIZIMIN E WEBINARIT TË KALUAR:Nëse keni nevojë për ndihmë për t'u përgatitur për testin IELTS, regjistrohuni në njërin nga webinaret tona të Suksesit në IELTS.

Grupi mbështetjes i mësimdhënësve:

Grupi ynë i mbyllur në Facebook ndihmon mësimdhënësit e IELTS nga e gjithë bota të ndajnë ekspertizën e mësimdhënies, planet mësimore të IELTS, burimet e përgatitjes, këshilla dhe shumë më tepër. Bashkangjituni grupit dhe filloni të komunikoni me kolegë nga mbarë bota.