Informacione dhe këshilla lidhur me ditën e testit tuaj IELTS

Ju mund të ndiheni paksa në siklet ditën e testit IELTS. Në mënyrë që gjërat shkojnë mirë për ju, ne kemi përmbledhur disa informacione për t'ju ndihmuar të kuptoni se çfarë do të ndodhë në ditën e testit tuaj.

Duhet të arrini në kohën e duhur për testin tuaj IELTS. Ju do të merrni një email së paku tri ditë para testit kështu që ju do të dini në cilën kohë filloni testin. Emaili gjithashtu do t'ju japë procedurat dhe kohën në ditën e testimit. Nëse arrini me vonesë, mund të mos lejoheni të hyni në test.

Nëse keni kërkuar aranzhime të posaçme si pasojë e një aftësie të kufizuar ose ndonjë situatë tjetër, përshtatjet do të bëhen për ju në ditën e testimit. Ju lusim të kontaktoni stafin tonë në vendin e testimit gjashtë javë më parë.

Testi juaj i të folurit mund të ofrohet në të njëjtën ditë me seksionet e tjera të testit, ose deri në një javë para ose pas. Do të merrni një njoftim paraprakisht nëse testi juaj i të Folurit mbahet një ditë tjetër e jo në ditën kryesore të testimit.

Sigurohuni që jeni të përgatitur dhe keni ngrënë dhe pirë diçka më parë. Ju nuk do të lejoheni të merrni ushqim në dhomën e testit dhe do të lejoheni të merrni vetëm ujë në një shishe transparente.

Sa kohë zgjatë testi?

Testet e Dëgjimit, Leximit dhe Shkrimit zgjasin nga 2 orë 40 minuta dhe nuk ka ndërprerje midis pjesëve të testit.

Testi juaj i të folurit mund të ofrohet në të njëjtën ditë me seksionet e tjera të testit, ose deri në një javë para ose pas. Do të merrni një njoftim paraprakisht nëse testi juaj i të Folurit mbahet një ditë tjetër e jo në ditën kryesore të testimit.

Çfarë duhet të marr me vete në sallën e testimit?

Ju duhet të merrni:

  • ličnu kartu / identifikacioni dokument
  • grafitnu i hemijsku olovku (grafitna olovka će vam biti potrebna za Slušanje i Čitanje)
  • një gomë fshirëse

Ju rekomandojmë të sillni:

  • Një shishe transparente me ujë.

Nuk do të mund të merrni ndonjë gjë tjetër në dhomën e testimit. 
Fikni telefonin tuaj celular dhe çdo pajisje tjetër elektronike. Do t'ju kërkohet t'i vendosni ata me sende të tjera personale jashtë dhomës së testit.

Çfarë bëj me gjërat e mia në ditën e testit?

Do të ketë një hapësirë të sigurt ku ju duhet t'i lini të gjitha gjërat. British Council nuk është përgjegjës për humbjen apo dëmtimin e gjërave tuaja personale në vendin e testimit. Prandaj, ne rekomandojmë fuqimisht të lini gjëra të çmuara si telefonat mobil dhe kompjuterët në shtëpi.

Kur kontrollohet identiteti im?

Stafi i vendndodhjes së testit IELTS do të kontrollojë identitetin tuaj kur të arrini.

Ju lutemi të sillni të njëjtin dokument të vlefshëm/letërnjoftimin (letërnjoftim kombëtar ose pasaportë) që keni përdorur kur keni rezervuar testin tuaj. 

Dokumentet e identifikimit jo valide dhe që u ka skaduar afati nuk do të pranohen. Nëse nuk tregoni dokument identifikues të vlefshëm, nuk do të mund të hyni në test.

Kur do ta marr fotografinë e bërë në ditën e testit?

Fotografia juaj do të merret në ditën e testimit si masë shtesë e sigurisë dhe do të shfaqet në Formularin e Raportit të Testimit.

Çfarë ndodh në fund të testit?

Qëndroni në ulësen tuaj derisa lejoheni të largoheni nga dhoma.

Nëse mendoni se ka pasur ndonjë çështje që mund të ketë ndikuar në performancën tuaj, i tregoni lehtësuesit menjëherë.

Nëse dëshironi të ngrini një çështje ose të bëni një ankesë, ju lutem i kërkoni lehtësuesit tuaj një Formular të Incidentit të Ditës së Testimit për plotësim. Ky formular duhet të dorëzohet brenda një jave nga data e testimit.

Si është puna nëse më nevojitet ndihmë gjatë testit?

Nëse keni ndonjë pyetje gjatë testit, ngrini dorën për të kërkuar ndihmë.

Kur jeni në pjesën e testit për dëgjimin, kontrolloni nëse e dëgjoni zërin siç duhet. Ngrini dorën menjëherë dhe njoftoni lehtësuesin nëse nuk e dëgjoni incizimin.

Ju lusim të mbani mend që do të keni 10 minuta pas seksionit të Dëgjimi për të plotësuar fletën tuaj të përgjigjeve. Ju nuk do të keni 10 minuta pas seksionit të Leximi, prandaj sigurohuni që t'i shkruani përgjigjet tuaja në fletën tuaj të përgjigjeve pasi ta keni përfunduar secilën pjesë.

Nëse keni nevojë të shkoni në banjë gjatë testit, ngrini dorën për të tërhequr vëmendjen e lehtësuesit. Mos pengoni personat tjerë që janë në test.

British Council vlerëson se siguria juaj është e rëndësishme

Ju lusim të keni parasysh se siguria në një test të British Council IELTS është shumë e rëndësishme. Si masë e shtuar, të gjithë pjesëmarrësve do t'u kërkohet që të fotografohen nga stafi administrativ i IELTS në ditën e testimit të tyre. Ju lusim të siguroheni të rishikoni udhëzimet e fotografisë që ju janë dhënë pasi e keni rezervuar testin. 

Asnjë orë, pavarësisht nga stili dhe vjetërsia e tyre, nuk lejohet në dhomën e testimit. Do t'ju kërkohet të lini orën me gjërat tuaja në hapësirën e bagazheve të sigurta. Do të ketë një orë muri në vendin e testimit.