IELTS Academic – përgatituni për një mjedis të arsimit të lartë

Testi IELTS Academic mat nëse keni nivelin e zotërimit të gjuhës angleze të nevojshëm për një mjedis akademik, të arsimit të lartë. Ai pasqyron disa nga tiparet e gjuhës akademike dhe vlerëson nëse jeni gati për të filluar studimet ose trajnimet.

Zgjidhni këtë test nëse dëshironi të:

  • studioni në nivel universitar apo pasuniversitar kudo në botë
  • aplikoni për Viza Studentore Tier 4 në një universitet që është Sponsor Tier 4 në Britaninë e Madhe
  • punoni në një organizatë profesionale në një vend ku flitet anglisht.

Ju mund të zgjidhni vetëm IELTS Academic në letër, në Prishtinë.

Nëse keni nevojë për një vizë për të punuar ose studiuar në MB, atëherë në disa raste mund t'ju duhet të merrni IELTS for UK Visas and ImmigrationI or IELTS Life Skills.

Tarifa për IELTS Academic: 185 €

Çfarë përfshin tarifa? Tarifa jonë e testit IELTS përfshin materiale ekskluzive të përgatitjes, teste praktike falas dhe shumë më tepër.

Kohëzgjatja: 2 orë e 45 minuta. (Të Dëgjuarit, Të lexuarit, Të Shkruarit) + 11-14 minuta Të Folurit

Formati: Testi ka katër seksione: Të Dëgjuarit, Të Lexuarit, Të Shkuarit dhe të Folurit. Pasi rezervoni testin tuaj IELTS me Këshillin Britanik, testi do të zhvillohet në një qendër zyrtare testimi për IELTS të Këshillit Britanik.

Nëse zgjidhni një test në letër, testi juaj i të folurit mund të ofrohet:

  • në të njëjtën ditë me pjesët e tjera të testit
  • një ditë më parë (të Premten, kur dita kryesore e testit është e Shtuna)
  • një ditë më pas (të Premten, kur data kryesore e provimit është e Enjte).

Ju do të merrni njoftim për datën tuaj të testit të Të Folurit një javë më parë. Nëse zgjidhni një test nga kompjuteri, ju keni një zgjedhje falas të datave të testit të Të folurit.

Testi akademik IELTS Pjesa 1: Detyrat e dëgjimit

Kohëzgjatja: 30 minuta plus 10 minuta për të transferuar përgjigjet tuaja në listën e përgjigjeve.

Formati: Katër incizime audio në thekse të ndryshme. 

Ju do të shkruani përgjigjet tuaja duke përdorur: 

  • zgjedhje të shumëfishta,
  • lidhjen e fjalëve,
  • shënim në diagram,
  • plotësim i fjalisë.

Do të dëgjoni katër incizime të folësve të gjuhës angleze dhe pastaj shkruani përgjigjet në një seri pyetjesh.

  • Incizimi 1 – një bisedë mes dy njerëzve e vendosur në një kontekst të përditshëm shoqëror.
  • Incizimi 2 – një monolog i vendosur në një kontekst të përditshëm shoqëror, p.sh. një fjalim për objektet lokale.
  • Incizimi 3 – një bisedë në mes të katër njerëzve e vendosur në një kontekst edukimi ose trajnimi, p.sh. një tutor i universitetit dhe një student që diskuton një detyrë.
  • Incizimi 4 – një monolog në një lëndë akademike, p.sh. një ligjëratë universitare.

Vlerësuesit do të kërkojnë dëshmi për aftësinë tuaj për të kuptuar idetë kryesore dhe informacionin e detajuar faktik, mendimet dhe qëndrimet e folësve, qëllimin e një fjale dhe dëshmi për aftësinë tuaj për të ndjekur zhvillimin e ideve.

Testi akademik IELTS Pjesa 2: Detyrat e leximit

Kohëzgjatja: 60 minuta

Formati:

  • Tri pasazhe të gjata për lexim me detyra (duke përfshirë diagrame, grafika ose ilustrime
  • Tekstet ndryshojnë nga ato përshkruese dhe faktike deri te ato digresive dhe analitike.

Seksioni i leximit përbëhet nga 40 pyetje, të dizajnuara për të testuar një gamë të gjerë të shkathtësive të leximit. Këto përfshijnë leximin sipërfaqësor, leximin për idetë kryesore, leximin për detaje, kuptimin e argumenteve logjike dhe njohjen e mendimeve, qëndrimeve dhe qëllimeve të autorëve.

Ky seksion përfshin tri tekste të gjata të cilat shkojnë nga informacioni faktik tek pjesët e diskutimit dhe analizës. Këto janë marrë nga libra, revista dhe gazeta. Ato janë përzgjedhur për një audiencë jo-specialiste, por janë të përshtatshme për njerëzit që hyjnë në kurse universitare ose kërkojnë regjistrim profesional.

Testi akademik IELTS Pjesa 3: Detyrat me shkrim

Kohëzgjatja: 60 minuta

Formati:

  • Një detyrë e shkruar për të përshkruar, shpjeguar ose përmbledhur tekstin ose diagramet (minimumi 150 fjalë)
  • Detyra për shkrim eseje (minimumi 250 fjalë).

Temat janë me interes të përgjithshëm dhe të përshtatshme për ata persona që kryejnë studime universitare dhe pasuniversitare ose kërkojnë regjistrimin profesional. Janë dy detyra:

  • Detyra 1 – juve do të ju paraqitet një grafikë, tabelë ose diagram dhe ju kërkohet të përshkruani, përmblidhni ose shpjegoni informacionet me fjalë tuajat. Mund t'ju kërkohet të përshkruani dhe shpjegoni të dhënat, të përshkruani fazat e procesit, se si funksionon diçka ose përshkruani një objekt ose ngjarje.
  • Detyra 2 – do t'ju kërkohet të shkruani një ese në përgjigje të një pikëpamjeje, argumenti ose problemi. 

Përgjigjet në të dy detyrat duhet të jenë në stil formal.

Testi akademik IELTS Pjesa 4: Detyrat në të folur

Kohëzgjatja: 10 - 14 minuta

Formati:

  • Intervistë ballë për ballë me ekzaminuesin tuaj duke përfshirë pyetje të shkurtra rreth temave të njohura dhe duke folur në detaje rreth një teme.

Ju lusim të keni parasysh: në varësi të vendndodhjes së qendrës së testimit, mund t'ju kërkohet të rezervoni seksionin e të Folurit të testit tuaj për një ditë tjetër.

Pjesa e të folurit vlerëson përdorimin tuaj të anglishtes së folur. Secili test regjistrohet.

  • Pjesa 1 - ekzaminuesi do t'ju bëjë pyetje të përgjithshme rreth vetes dhe një sërë temash të njohura, të tilla si shtëpia, familja, puna, studimet dhe interesat. Kjo pjesë zgjatë nga katër deri në pesë minuta.
  • Pjesa 2 - do t'ju jepet një kartë e cila ju kërkon të flisni rreth një teme të përcaktuar. Ju do të keni një minutë për t'u përgatitur para se të flisni për deri në dy minuta. Pra, ekzaminuesi do të bëjë një ose dy pyetje në të njëjtën temë.
  • Pjesa 3 - do t'ju shtrohet pyetja lidhur me temën në Pjesën 2. Këto do t'ju japin mundësi për të diskutuar ide dhe çështje më abstrakte. Kjo pjesë e testit zgjatë ndërmjet katër dhe pesë minuta.

Rezervoni testin tuaj IELTS Academic

Suksesi fillon me IELTS. Nëse qëllimi juaj është të studioni në universitet ose të punoni në një vend ku flitet anglisht, atëherë IELTS Akademic është testi i duhur për ju.

Në Këshillin Britanik jemi të përkushtuar t'ju ofrojmë mbështetjen që ju nevojitet për t'ju mundësuar të punoni mirë në test. Kur rezervoni me ne, ju merrni Qasje pa pagesë pa kufi në kursin “Rruga drejt IELTS”. Kjo përfshin nëntë video që japin këshilla dhe mësime, 100 aktivitete interaktive dhe dy teste të ushtrimeve të IELTS akademik për secilën nga katër aftësitë.

Gjeni një datë testimi për IELTS Academic

Para se ta rezervoni testin tuaj, sigurohuni që të kontrolloni se për cilat teste keni nevojë me organizatat për të cilat po aplikoni.