IELTS General Training– dëshmoni aftësitë në gjuhën angleze për përdorim të përditshëm
IELTS General Training mat aftësitë tuaja në gjuhën angleze në kontekstin praktik të jetës së përditshme. Detyrat dhe testet pasqyrojnë situata në aspektin e punës dhe ato sociale..
Zgjidhni këtë test nëse dëshironi të:
- trajnoheni apo studioni nën nivelin universitar
- punoni ose të ndiqni trajnime në lidhje me punën në një vend ku flitet anglisht
- emigroni në një vend ku flitet anglisht
- gjeni punë më të mirë në vendin tuaj.
Nëse keni nevojë për një vizë për të punuar ose studiuar në MB, atëherë në disa raste mund t'ju duhet të merrni IELTS for UK Visas and ImmigrationI or IELTS Life Skills.
Tarifa për testin IELTS General Training: 185 €
Çfarë përfshin tarifa? Tarifa jonë e provimit IELTS përfshin materiale ekskluzive të përgatitjes, teste praktike falas dhe shumë më tepër.
Kohëzgjatja: 2 orë e 45 minuta.
Formati: Testi ka katër seksione: Të Dëgjuarit, Të Lexuarit, Të Shkruarit dhe Të Folurit. Pasi rezervoni testin tuaj të IELTS me British Council, testi do të zhvillohet në një qendër zyrtare testimi për IELTS të Këshillit Britanik.
Testi juaj i të folurit mund të ofrohet në të njëjtën ditë me seksionet e tjera të testit, ose deri në një javë para ose pas. Do të merrni një njoftim paraprakisht nëse testi juaj i të Folurit mbahet një ditë tjetër e jo në ditën kryesore të testimit.
Nga Korriku i vitit 2020 disa nga qendrat tona të testit IELTS do të fillojnë të japin testin e Të Folurit online. Kjo do të thotë më shumë fleksibilitet dhe më shumë disponueshmëri të testeve të Të Folurit IELTS.
Ju do të jepni testin e Të Folurit me Video-Call në një qendër zyrtare të testit IELTS me të njëjtin standard të lartë të verifikimit të identitetit. Testi do të jetë saktësisht i njëjtë me testin e Të Folurit fizik për nga përmbajtja, rezultati, koha, niveli i vështirësisë, formati i pyetjes dhe rregullimet e sigurisë.
Realizuar nga një Ekzaminues i Të Folurit IELTS, ky test me Video-Call do të ruajë cilësinë ballë për ballë të testit të Të Folurit fizik.
Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni qendrën tuaj lokale të testeve.
Rezervoni testin tuaj IELTS General Training
Suksesi fillon me IELTS. Nëse qëllimi juaj është për të studiuar nën nivelin e universitetit ose për të emigruar në një vend ku flitet anglisht, atëherë do t'ju duhet të hyni në testin IELTS General Training.
Në Këshillin Britanik jemi të përkushtuar t'ju ofrojmë mbështetjen që ju nevojitet për t'ju mundësuar të punoni mirë në test. Kur rezervoni me ne, ju merrni Qasje pa pagesë pa limit në kursin “Rruga drejt IELTS”. Kjo përfshin nëntë video që japin këshilla dhe mësime, 100 aktivitete interaktive dhe dy teste të ushtrimeve të IELTS general Training për secilën nga katër aftësitë.
Gjeni një datë testimi për IELTS General Training.
Para se ta rezervoni testin tuaj, sigurohuni që të kontrolloni se për cilat teste keni nevojë me organizatat për të cilat po aplikoni.