Ndërkohë që është e pamundur te jepni teste në prezencë për shkak të Covid-19, IELTS Indicator është testi online që mund të jepni për të provuar aftësitë tuaja në gjuhën angleze.

Rreth IELTS Indicator

Testi është një produkt zyrtar i IELTS që vlerëson katër fushat bazë të aftësive:

  • Të dëgjuarit
  • Të lexuarit
  • Të shkruarit
  • Të folurit

Ju do i merrni rezultatet brenda shtatë ditëve – ju do merrni një rezultat tregues për çdo seksion, por edhe një rezultat të përgjithshëm. Është e rëndësishme të dini se IELTS Indicator nuk zëvendëson testin IELTS në prezencë.

Dobitë kryesore të IELTS Indicator

Siguria

Duke qenë se është një test online, mund ta zhvilloni lehtësisht dhe të sigurt nga shtëpitë tuaja.

Disponueshmëria

Testi zhvillohet çdo javë në një orar të caktuar – ju thjesht identifikoheni në sistemin tonë të sigurt.

Besueshmëria

Testi korrigjohet nga ekzaminues të IELTS dhe përdoren pyetje direkte, ndaj institucionet mund të mbështeten tek ky test për të pasur një pamje të besueshme të aftësive te kandidatëve.

Si funksionon testi 

IELTS Indicator është një test online i drejtpërdrejtë, i cili fillon në një orar të caktur çdo javë dhe ka një kohëzgjatje të përcaktuar. Ju do të testoheni në aftësitë e Dëgjimit, Leximit dhe Shkrimit së bashku në të njëjtën dite, ndërsa testi i të Folurit do të zhvillohet disa dite para ose pas seksioneve të tjera.

Kush e pranon IELTS Indicator?

Ne po inkurajojmë universitetet dhe institucione të tjera arsimore që të pranojnë IELTS Indicator për të matur aftësitë e çdo aplikanti në këto kohë të vështira kur testet IELTS në prezencë nuk janë të disponueshme. Ju lutemi te kontaktoni me universitetin tuaj nëse e pranojnë këtë test.

Tarifa

Tarifa e testit IELTS Indicator është 149 USD përfshirë taksat.

Ju lutemi të siguroheni që karta e kreditit të ketë karakteristikat e mëposhtme:

1.E vlefshme për blerje online / transaksione ndërkombëtare.

2.Limiti duhet të jetë mjaftueshëm për të paguar testin

3. Duhet të jetë Visa, Mastercard, American Express, Union Pay International që mund të bëjnë pagesa ne USD.

Vegëza të jashtme