Studioni, punoni dhe jetoni në Britani të Madhe me IELTS për UKVI

Nëse jeni të interesuar të punoni ose studioni në Britaninë e Madhe, mund të ju nevojitet të aplikoni për vizë për Britani të Madhe dhe të demonstroni se keni përmbushur nivelin e kërkuar të njohjes së gjuhës angleze duke iu nënshtruar Testit të Sigurisë për Njohjen e Gjuhës Angleze (SELT) të miratuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, siç është IELTS për UKVI(Akademik dhe Trajnim i Përgjithshëm) ose IELTS - Aftësitë Jetësore.

Cili është dallimi në formatin e testit ndërmjet IELTS dhe IELTS për UKVI?

Nuk ka dallim në formatin e testimit mes IELTS (Akademik/Trajnim i Përgjithshëm) dhe IELTS për UKVI (Akademik/Trajnim i Përgjithshëm). Testi është i njëjtë në aspektin e përmbajtjes, formatit, nivelit të vështirësisë dhe rezultateve. Megjithatë, Formularët e Raportit të Testimit, të cilat përmbajnë rezultatet tuaja, do të jenë vetëm pak më ndryshe për të treguar se keni hyrë në test në një vend zyrtar të IELTS UKVI të miratuar nga Zyra e Punëve të Brendshme e Britanisë së Madhe.

Cilin format të testit duhet ta zgjedh?

Nëse jeni student, ju lutem kontrolloni me universitetin / kolegjin / shkollën tuaj se cili është testi që ju nevojitet para se ta rezervoni.

Nëse po aplikoni për vizë studentore (Tier 4) në një institucion të arsimit të lartë për të filluar drejtpërsëdrejti studimet për diplomë bachelor ose pasuniversitare në një universitet që është "Sponsor Tier 4", duhet të përmbushni nivelin e gjuhës angleze të përcaktuar nga institucioni. Të gjitha universitetet dhe kolegjet britanike pranojnë rezultatet Akademike IELTS Kjo do të thotë që ju mund të mos keni nevojë të hyni në testin IELTS për UKVI (Akademik), por mund të dorëzoni rezultatet Akademike IELTS.

Nëse NUK jeni student, ju lutem kontrolloni se cili format i testimit ju nevojitet me organizatat për të cilat po aplikoni, përpara se ta rezervoni testin.

Hyrja në testin IELTS për UKVI përmes British Council

Testet IELTS për UKVI (Akademike dhe Trajnim i Përgjithshëm) dhe IELTS për Aftësitë Jetësore mbahen në një qendër testimi të miratuar nga UKVI. British Council ka vendet e miratuara nga UKVI në tërë botën.

IELTS PËR UKVI (AKADEMIK)

Hyni në këtë test nëse universiteti ose organizata për të cilën po aplikoni ka kërkuar që të kaloni testin IELTS për UKVI (Akademik).

Ky test është në dispozicion vetëm në Tirana. 

Rezervoni IELTS për UKVI (Akademik)

IELTS PËR UKVI (TRAJNIM I PËRGJITHSHËM)

Ky test është për ata që duan të trajnohen ose studiojnë nën nivelin e diplomës në Britani të Madhe. Gjithashtu mund të përdoret për të punuar ose për të ndjekur trajnime lidhur me punën ose për të emigruar në BM.

Ky test është në dispozicion vetëm në Tirana. 

Rezervoni IELTS për UKVI (Trajnimi i Përgjithshëm)

IELTS për Aftësi Jetësore

IELTS për Aftësi Jetësore është test në anglisht për njerëzit që kanë nevojë të dëshmojnë vetëm aftësitë e tyre në të folur dhe të dëgjuar në Nivelet A1, A2 ose B1 të Kornizës së Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhët (CEFR) me qëllim të aplikimit për vizë në Britaninë e Madhe.

IELTS për Aftësi Jetësore është në dispozicion në dy nivele:

IELTS LIFE SKILLS A1

I nënshtroheni këtij testi nëse keni nevojë të dëshmoni aftësitë tuaja në të folur dhe të dëgjuar në anglisht si pjesë e aplikimit për Vizat e Britanisë së Madhe dhe Emigracion për vizat e 'familjes së një personi me leje qëndrimi'.

Testi IELTS për Aftësi Jetësore është në dispozicion vetëm në Tirana. 

Rezervoni IELTS për Aftësi Jetësore A1

IELTS PËR AFTËSI JETËSORE B1

I nënshtroheni këtij testi nëse keni nevojë të dëshmoni aftësitë tuaja në të folur dhe të dëgjuar në anglisht si pjesë e aplikimit tuaj për Vizat e Britanisë së Madhe dhe Emigracion për leje të përhershme qëndrimi apo për nënshtetësi'.

Testi IELTS për Aftësi Jetësore është në dispozicion vetëm në Tirana. 

Rezervoni IELTS për Aftësi Jetësore B1