Testohuni në IELTS në një qendër zyrtare testimi të British Council dhe merrni ndihmën që ju nevojitet

Kur e rezervoni testin IELTS, ju doni të jeni të fokusuar në arritjen e rezultatit që ju duhet të merrni aty ku doni të shkoni.

Për këtë arsye, kur e rezervoni IELTS-in me British Council, ne sigurohemi që procesi juaj i rezervimit të jetë sa më i lehtë, ndërsa ju ofrojmë gjithashtu mbështetjen që ju nevojitet para datës së testimit.

Qasja në materiale ekskluzive të përgatitjes dhe përfitime shtesë kur rezervoni testin IELTS me British Council

  • Hyr falas në kursin Road to IELTS Last Minute: Ky kurs përfshin 100 aktivitete interaktive, nëntë video me këshilla dhe mësime, dhe dy teste praktike për secilën nga katër aftësitë.
  • Qasje falas në IELTS Ready: Premium: duke përfshirë 40 teste praktike në katër shprehitë: Të folurit, shkrimi, leximi dhe dëgjimi.
  • Teste praktike falas: Hyr në testet praktike falas online në takeielts.org/prepare ose porosisni një kopje të Librit Përgatitor të IELTS, që përmban teste përgatitore për IELTS Academic dhe General Training.
  • Datat dhe vendndodhjet e përshtatshme: Kemi një vendndodhje të testeve në Kosovë.
  • Objektet ku mbahen testet janë të zgjedhura me kujdes: Të gjitha 850 qendrat tona zyrtare për IELTS të British Council, kanë objektet moderne sipas pritshmërive tuaja dhe janë të vendosura në vendndoodhje të përshtashme.
  • Stafi profesional dhe miqësor: Stafi i trajnuar dhe me përvojë të lartë për të siguruar që dita juaj e testimit të shkojë pa probleme.
  • Pesë TRF (Forma të Raportit të Testit)  falas: Merrni pesë kopje shtesë TRF, të dërguara falas direkt në institucione.

See also

Vegëza të jashtme