Këshilli Britanik ka më shumë se 75 vjet përvojë në mësimdhënie dhe testim të gjuhës angleze. Ne u kemi ndihmuar njerëzve në më shumë se 140 vende që të marrin kualifikime për gjuhën angleze që u ndihmojnë të përfitojnë më së shumti nga mundësitë që ata kanë në jetë. Kjo është një përvojë mjaft e gjatë dhe kjo do të thotë që nëse mbani një testim të gjuhës angleze me ne, mund të jeni të sigurt se do të kujdesemi mirë për ju. 

Ja vetëm disa arsye se pse miliona njerëz kanë mbajtur IELTS me Këshillin Britanik: 

  • Material falas: Rruga drejt IELTS është kursi i njohur përgatitës në internet i Këshillit Britanik. Kur të konfirmoni regjistrimin tuaj për testim IELTS me ne, ju gjithashtu fitoni qasjen në 30 orë trajnim falas. 
  • Data dhe lokacione të përshtatshme: ne kemi më shumë se 500 vende për testime në më shumë se 100 shtete. Kjo do të thotë se keni një gamë shumë të gjerë të opsioneve se ku dhe kur do të mbani testin tuaj. 
  • Rezervim i lehtë: Ju mund të rezervoni testimin tuaj IELTS përmes internetit.
  • Rezultatet e shpejta: Ne garantojmë se ju do të jeni në keni mundësi të shihni rezultatet tuaja në internet brenda 13 ditëve nga data e mbajtjes së testimit.

NA KONTAKTO

Për më shumë informata lidhur me IELTS ju lutem dërgoni postë elektronike, thërrisni linjën tonë informative: +381 38 243 292 (10:00-17:00 nga e hëna deri të premten, 14:00-16:00 Orët Publike).  Mund të na gjeni në Facebook apo Twitter apo të na vizitoni në faqen e internetit TakeIELTS.