University exams
University exams image

Nëse dëshironi të mbani provimet me universitet, institucion apo kolegj nga MB, dëshironi të përfundoni studimet apo të thelloni edhe më tej njohuritë tuaja, Këshilli Britanik në Kosovë ofron mundësinë ideale për ju që të arrini këtë. Si trup zyrtar dhe i autorizuar në Kosovë, Këshilli Britanik është një lidhje edukative ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. 

ACCA - Shoqata e Kontabilistëve të Diplomuar e të Certifikuar 

Tarifat dhe rregulloret e ekzaminimit 

Ne ngarkojmë me tarifa vendore për të mbuluar kostot e ndërlidhura me administrimin e provimeve dhe dërgimin e skripteve nga korrieri. Këto tarifa paguhen drejtpërdrejt nga institucioni apo kandidatët, varësisht nga kërkesat e institucionit ekzaminues i klientit. 

Tarifat vendore dallojnë varësisht nga bordi testues, kohëzgjatja e provimit, numri i kandidatëve që marrin pjesë në provim dhe në disa raste pjesa e tarifave të bordit, kur këto duhet të paguhen për institucionin klient nga Qendra jonë. 

Kufizime

Këshilli Britanik dhe bordet ekzaminuese ndërmarrin të gjitha hapat për të ofruar vazhdimësi të shërbimeve. Ndihemi të sigurt se do të kuptoni, që ne nuk mund të mbahemi përgjegjës për ndonjë pengesë që shkaktohen nga rrethanat që nuk janë nën kontrollin tonë. Nëse ekzaminimi apo rezultatet e tij pengohen, anulohen apo vonohen, do të bëhet çdo përpjekje për të rinisur shërbimet normale sa më shpejt që të jetë e mundshme. Detyrimi i Këshillit Britanik do të jetë i kufizuar në kthimin e tarifës së regjistrimit apo ritestimit në një datë tjetër. 

Programet për mësim nga distanca

Ne administrojmë ekzaminimet arsimore për gamë të gjerë të universiteteve dhe kolegjeve Britanike. 

Universiteti i Londrës

Universiteti i Londrës është një prej institucioneve prijëse akademike botërore, i njohur ndërkombëtarisht si qendër e shkëlqesisë. Është një federatë e 20 kolegjeve të klasit botëror dhe një numri të instituteve të vlerësuara. Ndër anëtarë të personelit dhe të diplomuar janë më shumë se 55 fitues të çmimit Nobel dhe mbi 35 krerë të kaluar apo të tanishëm të shteteve. 

Diplomat e Universitetit të Londrës kanë qenë të qasshme për studentët në mbarë botën përmes programeve ndërkombëtare prej vitit 1858. Sot, Universiteti i Londrës ka mbi 40,000 studentë në më shumë se 180 që studiojnë në 100 programe të ndryshme.

Universiteti Open

Universiteti Open (UO) është i vetmi universitet në Mbretërinë e Bashkuar i dedikuar për mësim nga distanca. 

Ju nevojiten më shumë informata?

Lista e mësipërme nuk përfshin të gjitha gjërat, ne mund të organizojmë provime në emër të cilitdo institucion arsimor në MB sipas kërkesës. 

Për më shumë informata lidhur me organizimin e provimeve arsimore ju lutem na dërgoni postë elektronike apo na telefononi në linjën informative +381 38 (0) 243 292 apo na gjeni Facebook.