Të shumta janë realizimet muzikore solistike dhe kolaborative të Brian Enos, megjithatë eksperimentet e tij vizuale me dritë dhe video mbulojnë një hapësirë edhe më të gjatë dhe janë ekspozuara në të gjithë globin - nga Bienalja e Venedikut deri në Pallatin e Mermerit në Shën Petersburg, nga Ritan Parku i Pekinit deri në Shtëpinë e Operës së Sidneit. Instalimet e tij janë tokë pjellore nga e cila janë rritur shumë nga punimet e tij dhe vazhdon të rritet paralelisht me karrierën e tij muzikore.
Fillimisht i konceptuar në vitin 2006, 77 milion Piktura, shoqërohet nga një tingull i ndryshueshëm i ambijentit dhe shfaqet në kushte të ulta drite, duke krijuar një eksperiencë zhytëse dhe meditative. Titulli i ekspozitës, 77 milion Piktura, paraqet një numër të mundshëm kombinimesh të ndryshme të përmbajtjeve audio dhe video të gjeneruara nga një program kompjuterik që nuk përsëritet në asnjë kohë, duke krijuar një eksperiencë unike artistike dhe një përvojë unike për çdo vizitor.
Pasi ta keni kuptuar se po ndryshon, por është shumë e ngadaltë, ekziston një tundim që të qëndrosh për të parë se çfarë do të ndodhë më pas ... dhe gjëja tjetër vjen shumë ngadalë, me elegancë dhe qëndron për një kohë dhe zbehet në diçka tjetër... ju filloni të përjetoni një ndjenjë më të ngadaltë të kohës.
Brian Eno