Kjo thirrje publike më nuk pranon paraqitje. (22 nëntor viti 2021)

Programi Creative Producers paraqet mundësi për zhvillimin profesional të producentëve kompetentë të cilët vijnë nga vendet e Evropës më të gjerë; Azerbajxhani, Gjeorgjia, Kazakistani, Ukraina, Uzbekistani, Turqia dhe Ballkani Perëndimor* (Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia). *kandidatët e Malit të Zi nuk mund të paraqiten në këtë xhiro

Qëllimet e programit janë të zhvillojë aftësitë dhe kapacitetet, të ndërtojë rrjete të reja dhe të ndihmojë në bashkëprodhim. Është krijuar për të zhvilluar prodhimin krijues si profesion dhe praktikë e mirë artistike në të gjitha vendet e përfshira dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Programi do ta mbështesë fillimin dhe zhvillimin e projekteve dhe do të ndihmojë ekipet dhe ekonomitë krijuese të ofrojnë iniciativa kreative më ambicioze dhe më të guximshme. 

Dëshirojmë t’i motivojmë producentët e rinj kreativë, duke nxitur eksperimentimin artistik dhe punën me forma të ndryshme artistike.

Kursi dhe projektet

Punëtoritë i udhëheqin pjesëmarrësit përmes procesit të krijimit dhe komunikimit të qartë të një ideje të projektit kreativ dhe i mësojnë ata se si të mendojnë se ku, kur dhe si do të bëhet realizimi praktik dhe për kë dedikohet. Gjatë gjithë programit, qëllimi është krijimi i një komuniteti të qëndrueshëm të sektorit krijues, rrënjët e të cilit janë të lidhura në nivel lokal, por ndërkombëtar dhe të ketë njohuri në një sërë fushash: nga vizioni krijues dhe sfidat teknike te buxhetet, logjistika dhe audienca.

Programi përbëhet nga:

  • programi dyjavor onlajn për krijim dhe bartjen e qartë të idesë kreative të projektit dhe të menduarit për atë se ku, kur dhe si do të zhvillohet realizimi praktik dhe për kë dedikohet;
  • mbështetje financiare dhe mentorim për idetë e zgjedhura projektuese për qëllimet e implementimit dhe diseminimit.

Creative Producer

Profesionisti kreativ si ndërmjetës i cili ndërton bashkëpunim dhe marrëdhënie, lidh pjesë të rrjetit, i lidh njerëzit me resurset, identifikon drejtime të volitshme për zhvillimin e njerëzve kreativë dhe shpesh i tejkalon pjesët e ndryshme të ekosistemit ku gjuhët profesionale dhe qasjet ndaj punës dallojnë shpesh. *Rrjeti për ndërmarrje kreative, raporti final viti 2019

Aplikimi

I ftojmë të aplikojnë të gjithë producentët premtues nga të gjitha sferat dhe disiplinat e industrive kulturore dhe kreative.

Kandidatët duhet: 

  • Të krijojnë projekt i cili lidhet me sektorët kulturorë dhe kreativë 
  • Të krijojnë projekt unik i cili do ta bëjë dallimin në sektor
  • Të mendojnë për strategjinë e qëndrueshmërisë dhe diseminimin derisa e krijojnë projektin
  • Të mendojnë për përfshirje në sektorin kulturor në Mbretërinë e Bashkuar
  • Të krijojnë projekt i cili ka të bëjë me barazinë, diversitetin dhe inkluzionin
  • Të realizojnë ide projektuese midis muajve mars dhe qershor 2020 me resurset ekzistuese dhe kufizimet potenciale si rezultat i Kovid-19

Rregula dhe kushte

Programi do të zhvillohet onlajn dhe pjesëmarrësit duhet: 

  • Të jenë 18 vjeç ose më shumë
  • T’i kenë 3 deri në 5 vjeç përvojë në krijimin e plotë të veprave të reja
  • T’i kushtohen të gjitha fazave të programit (shiko Datat kryesore më poshtë) 
  • Ta njohin mirë gjuhën angleze (niveli B2 në shkallën e CEFR)
  • Të marrin pjesë në vlerësim
  • Të marrin pjesë në intervista dhe/apo blogje ku do ta ndajnë përvojën e tyre të programit
  • T’i përmendin programin dhe partnerët gjatë çdo prezentimi të ardhshëm të idesë së tyre projektuese

Data kryesore

Afati kryesor për t’u paraqitur: 22 nëntor 2021 

Kandidatët e suksesshëm do të jepen më: 6 dhjetor 2021 

Programi për mësim onlajn fillon më: 24 janar 2022  

Programi për mësim onlajn përfundon në: (të përcaktohet) shkurt 2022 

Afati përfundimtar për paraqitje për mbështetje financiare: 15 shkurt 2022 

Implementimi i projekteve dhe diseminimi: mars – qershor 2022

Si të aplikoni

Kandidatët duhet ta plotësojnë dhe ta dorëzojnë formularin për aplikim onlajn deri të hënën 22 nëntor 2021 në orën 23:59.

Kandidatët në formular duhet t’i japin informacionet vijuese:

  • Deklaratë e shkurtër për praktikën e deritanishme artistike dhe pse janë të interesuar të marrin pjesë në këtë program
  • Deklaratë e shkurtër për atë se si ideja e tyre projektuese mund të ndikojë në skenën kreative të Ballkanit Perëndimor dhe Mbretërisë së Bashkuar
  • Deklaratë e shkurtër për idenë e tyre projektuese dhe se si do të dëshironin ta implementojnë

Vlerësim

Aplikacionet do të vlerësohen nga komisioni për vlerësim i formuar nga përfaqësues të Këshillit britanik dhe Curated Place

Këshilli britanik është i hapur për kandidatë të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia), me ç’rast gjithsej 20 producentë të këtij rajoni do të ftohen të marrin pjesë në program.

Aplikacionet të cilat janë plotësuar tërësisht dhe janë shtruar deri në afatin përfundimtar do të merren parasysh nga komisioni për vlerësim.

Komisioni do t’i vlerësojë aplikacionet sipas aftësive të kandidatit dhe cilësisë së informacioneve të kyçura në formularin për aplikim. Është shumë e rëndësishme në aplikimin tuaj të elaboroni qartë se pse jeni të interesuar për programin Creative Producers dhe se çfarë ndikimi mund të ketë ideja juaj projektuese mbi skenat kreative të Ballkanit Perëndimor dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Për shkak të numrit të aplikacioneve, nuk do të kemi mundësi të japim informacione kthyese për aplikacionet e pasuksesshme.

Për çfarëdo pyetje lidhur me aplikacionin ju lutemi na kontaktoni në Milan.Lucic@britishcouncil.org.

Rreth Curated Place

Programi Creative Producers do të mbështetet nga Curated Place.

Curated Place është kompani artistike dhe kreative e cila është e specializuar për programe ndërkombëtare publike, instalime të mëdha publike, vepra origjinale, zhvillimin e artistëve, strategji muzikore, ngjarje dhe dërgesë të qëndrueshme të produksionit.

https://www.curatedplace.com/