Programi Creative Producers në Ballkanin Perëndimor hyn në një fazë të re me pjesëmarrës të zgjedhur me sukses dhe projektet e tyre entuziaste, të cilat do të realizohen pranverën dhe verën e ardhshme në Kosovë!

Programi Creative Producers paraqet mundësi për zhvillim profesional dhe financim të producentëve me shpresë nga Ballkani Perëndimor dhe ka për qëllim t’i përmirësojë mjeshtëritë dhe kapacitetet e tyre, të ndërtojë rrjete të reja dhe të sigurojë ndihmë gjatë komunikimit. Qëllimi është që të krijohet komunitet i qëndrueshëm i sektorit krijues, i cili është e rrënjosur në nivel lokal, ndërsa njëkohësisht është i ndërlidhur edhe në nivel ndërkombëtar dhe ka njohuri nga shumë fusha: nga vizioni kreativ dhe sfidat teknike deri te buxhetet, logjistika dhe publiku.

Programi ka filluar me thirrje të hapur në nëntor të vitit 2021, pas së cilës 14 kandidatë të suksesshëm nga rajoni janë zgjedhur të marrin pjesë në aktivitetet e mëtutjeshme: punëtori dyjavore onlajn për zhvilim, të cilët janë mbështetur nga Curated Place, kompani prodhuese artistike dhe krijuese nga Mançesteri, e cila i ka udhëhequr pjesëmarrësit përmes procesit të disenjimit të projekteve të tyre krijuese. Krahas njohurisë së çmuar, pjesëmarrësit morën orientime edhe për atë se si t’i bartin qartë idetë e tyre, si të mendojnë për atë ku, kur dhe si do të zhvillohet realizimi praktik i atyre ideve dhe çka është më e rëndëlsishme – si ta përcaktojnë target publikun e tyre.

Pasi që me sukses e përfunduan këtë fazë në shkurt të vitit 2022, të gjithë producentët e kanë prezantuar idenë e tyre para ekipit programues dhe kanë marrë dritë të gjelbër dhe fonde që të fillojnë me fazën fillestare të projektit – me datë dhe logjistikë të përcaktuar.

Nga fundi i pranverës së ardhshme do të fillojnë gjithsej 14 projekte, të cilat do të zhvillohen gjatë periudhës së verës në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Serbi.

Producentët tanë të ardhshëm krijues kanë gjithçka – ide inspiruese dhe freskuese në kombinim me nxitje energjike për realizimin e tyre, ndërsa e gjithë kjo do të tërheq publik të llojllojshëm të dëshiruar për përvoja të paharruara dhe interesante këtë sezonë!

Compilation of Musical Works of Prizren’s Cultural-Artistic Societies

Formati: Audio fajl

Organizata/Producenti: Instituti Anton Cetta/Agona Shporta

Data (t): prill – qershor viti 2022

Lokacioni: Prizren

Duke u fokusuar në arkivat muzikore dhe historike të tre shoqërive kryesore kulturore-artistike në Prizren “Agimi“ (1941), “Doğru Yol“ (1951) dhe “Durmish Aslano“ (1968), ky projekt do të mbledhë audio incizime, duke përfshirë edhe performanca të incizuara muzikore dhe përshkrime me zë të historisë së shkurtër të çdo shoqate. Një audio fajl me regjistrim (afërsisht 1 orë), i ngjashëm me podkastin, do të jetë produkti përfundimtar i projektit në format CD dhe USB dhe do të përfshijë arkiva fizike dhe digjitale, histori të shkurtra, emra muzikantësh dhe fotografi.

How to be a pioneer: Feminism, Art and Future

Formati: Ekspozitë për arte vizuale dhe shkëmbim mes BeH-së dhe Kosovës

Organizata/Producenti: Mini Studio/Renea Behluli

Data(t)): 26 korrik – 9 gusht viti 2022

Lokacioni: Prishtinë

Howtobe a pioneer: Feminism, Art and Future është projekt i përbashkët i galerisë së Sarajevës “Manifesto” dhe MiniStudio nga Prishtina. Projekti ka përqëllim ta nxisë bashkëpunimin kulturor mes BeH-së dhe Kosovës, kështu që do të prezantojë artistë të fuqishëm, të cilët merren me kontra-narrativa feministe, të ardhme, revolucion dhe ideologji. Do të organizohen dy ekspozita: njëra në Sarajevë, në të cilën do të prezantohen vepra artistike nga artistët kosovarë dhe një në Prishtinë, ku do të vendosen vepra nga artistë boshnjakë. Dy ekspozitat do të përcillen me poanel diskutime dhe ligjërata në hapësira publike. Qëllimi kryesor është që të inicohet bashkëpunimi kulturor, por edhe që të nxitet dialogu shumë i nevojshëm për raportet mes Bosnjës dhe Kosovës, në të cilin do të mund të marrë pjesë publiku joekskluziv dhe i llojllojshëm. Ky projekt i dedikohet artistëve, intelektualëve, shkencëtarëve dhe qytetarëve, të cilët besojnë se arti mund të jetë mjet i rëndësishëm dhe i fuqishëm në krijimin e një të ardhme më të mirë për të gjithë. Më tej, projekti ka për qëllim t’i përfshijë politikanët lokalë në diskutim, sepse në fund të fundit, fuqia politike është në duart e tyre.