UNESCO, Këshilli Britanik dhe Agjencia Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor (AICS) kanë bashkuar forcat në menaxhimin e Kulturës dhe Krijimtarisë për Ballkanin Perëndimor (CC4WBs), një program i financuar nga Bashkimi Evropian, që synon nxitjen e dialogut ndërkulturor dhe përmirësimin socio- ekonomik të sektorit kulturor dhe krijues në Ballkanin Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia).

Nëpërmjet një qasjeje të gjerë pjesëmarrëse që synon institucionet publike, sektorin privat, organizatat e shoqërisë civile në kulturë, si dhe profesionistët në këtë sektor, programi CC4WBs synon:

(1) të përmirësojë performancën e sektorit kulturor dhe krijues në Ballkanin Perëndimor

(2) të forcojë bashkëpunimin kulturor brenda dhe ndër rajonal, dhe

(3) përmirësimi i trashëgimisë kulturore gjithëpërfshirëse për zhvillimin lokal.

Faza e planifikimit të programit filloi në prill 2022, me synimin për organizimin e fushave të ndryshme të programit që do të zhvillohen deri në prill 2026.

Përfituesit e programit CC4WBs do të jenë qytetarë të Ballkanit Perëndimor, të cilët do të kenë mundësi të ndryshme për të aplikuar për zhvillim profesional dhe aktivitete të ngritjes së kapaciteteve, si dhe financime me grante brenda temave specifike.

Ballkani Perëndimor ndan një trashëgimi të pasur dhe të larmishme kulturore dhe përfaqëson një skenë të vibrante për të gjithë profesionistët e industrisë krijuese. Bashkëpunimi dhe bashkëkrijimi rajonal kërkon stimuj dhe mbështetje, por ato tash më janë duke u zhvilluar mirë.

Potenciali i padiskutueshëm i rajonit për zhvillimin e mëtejshëm të industrive kulturore dhe krijuese përfaqësohet në festivalet dhe ngjarjet e shumta kulturore, disa prej të cilave janë zhvilluar për dekada, por edhe nga organizata dhe iniciativa të reja që kanë lulëzuar gjatë viteve të fundit.

Me shumë talent dhe nxitës ambicioz sektorial të rritjes, industritë kulturore dhe krijuese përfaqësojnë një mundësi të madhe zhvillimi për Ballkanin Perëndimor.

Mundësitë e ardhshme për pjesëmarrje

Mundësitë e grant-financimit dhe të ngritjes së kapaciteteve në kuadër të programit CC4WBs janë të organizuara rreth katër temave të mëposhtme:

(1) Përmirësimi i hapësirave kulturore lokale nëpërmjet partneritetit publik-privat të përmirësuar;

(2) artistët, profesionistët e medias dhe operatorët kulturorë të mobilizuar, të lidhur dhe të mundësuar për të promovuar diversitetin e shprehjeve kulturore në dhe nga Ballkani Perëndimor;

(3) rrjetëzime rajonale, bashkëpunimi dhe promovimi për prodhim dhe qasje të zgjeruar kulturore;

(4) mbrojtjen dhe shfrytëzimin e trashëgimisë kulturore për zhvillim të qëndrueshëm.

Thirrjet e hapura për propozime do të publikohen në faza të ndryshme të zbatimit të programit, gjatë të cilave aplikantët (organizatat dhe individët) do të ftohen të dorëzojnë propozimet dhe aplikimet e tyre në lidhje me fushat e listuara më sipër.

Informatat në lidhje me aktivitetet e ardhshme të projektit do të postohen rregullisht në faqet e internetit të të gjitha partnerëve të programit dhe kanalet e mediave sociale.