Kemi kënaqësinë t'ju njoftojmë për seritë e reja të Eventit të Ekspozitës së PlayUK 20/21 që do të zhvillohet në 24 Mars. Gjatë pasditeve ne do të sjellim së bashku krijues kryesorë të videolojërave, ekspertë dhe drejtues të komunitetit nga i gjithë Ballkani Perëndimor dhe Mbretëria e Bashkuar për një sërë diskutimesh dhe bisedash drejtpërdrejt nga një hapësirë e re e ekspozitës virtuale e PlayUK.

Eventi i ekspozitës së PlayUK do të vijë drejtpërdrejt nga hapësira e re e ekspozitës virtuale e PlayUK. Krijuar në Mozilla Hubs, kjo ekspozitë e re virtuale është krijuar nga ilustruesja Anđela Janković dhe është ndërtuar nga Andrej Jagar.

Pas shfaqjes së drejtpërdrejtë të PlayUK, hapësira virtuale e ekspozitës do të jetë e disponueshme gjithashtu për t'u vizituar nga njerëzit në të gjithë botën. Vizitorët do të ftohen të eksplorojnë këtë peizazh të gjallë dhe spekulativ të frymëzuar nga arkitektura serbe. Këtu ata mund të takojnë grupin e mentorimit të PlayUK, ose të shohin të gjitha bisedat e sallonit të folësve të PlayUK-ut 20/21 që janë zhvilluar gjatë 6 muajve të fundit.

Për të marrë pjesë në eventin e 24 Marsit ju lutemi regjistrohuni përmes faqes Eventbrite për eventin  dhe një link për të marrë pjesë në event do të ndahet me ju përpara ngjarjes 'live'.

Gjatë eventit do të vendosim në dispozicion dhe titra.