#FiveFilms4Freedom 2017

Festivali i parë i filmit dixhital i LGBT!

Nga 16–26 Mars 2017, audienca në Londër është duke ndjekur festivalin e filmit BFI Flare për komunitetin LGBT. Në të njëjtën kohë, njerëz nga e gjithë bota, mund të shohin pesë filma të festivalit nëpërmjet internetit.

Trego që dashuria është një e drejtë njerëzore

Në 21 Mars, ne do ju kërkojmë të shikoni një film të gjithë së bashku. Në një ditë të vetme, ju mund të tregoni që dashuria është një e drejtë njerëzore, thjeshtë duke parë një nga filmat, duke u bashkuar me njerëz nga e gjithë bota.

Nëse dëshironi të jepni mbështetjen tuaj, ju lutem shkruani në Twitter dhe shpërndajeni në të gjithë mediat sociale në 21 Mars, me hashtag-un #FiveFilms4Freedom.

Shikoni pesë filma falas online

Për 11 ditë, nga 16 deri më 26 Mars, ju mund të shikoni filmat nëpërmjet internetit. Shpresojmë që ju t'i pëlqeni.

Titrat: ju mund t'i shikoni filmat në anglisht, në gjuhën arabe, kineze, ruse dhe latino amerikane. Klikoni në butonin 'settings' dhe më pas 'Subtitles/CC' për të zgjedhur gjuhën e dëshiruar. Për t'i fikur titrat klikoni përsëri tek 'CC'.