©

Jane and Louise Wilson. Monument (Apollo Pavilion, Peterlee), 2003, still. Courtesy the artist and 303 Gallery

EKOLOGJITË E SË ARDHMES është pjesë e programit WE ARE HERE: Artists’ Moving Image nga Koleksioni i British Council dhe LUX

Ai u zhvillua nga Këshillit Britanik, organizata ndërkombëtare e Mbretërisë së Bashkuar për marrëdhënie kulturore dhe mundësi edukimi dhe LUX, agjensi ndërkombëtare e artit me bazë në Londër që mbështet dhe promovon praktikat e imazheve në lëvizje të artistëve. Programi WE ARE HERE përfshin programet filmike të pesë artistëve që eksplorojnë temat si narrativa, trashëgimia, përfshirja sociale, identiteti gjinor, urbanizimi dhe identiteti kombëtar përmes biografisë, dokumentarit, poezisë dhe prozës.

Bota përreth nesh po ndryshon me shpejtësi si rezultat i aktivitetit njerëzor. Kjo kurrë nuk ka qenë më e dukshme se sot, teksa përballemi me krizën më të madhe globale të kohës sonë, dhe çështjet që paraqiten nga ndikimi ynë në mjedisin gjithnjë e më shumë po vihen në dukje. Ndotja e rrezikshme, zhvillimi urban, privatizimi dhe eksploatimi i hapësirave publike janë të gjitha realitete shqetësuese në Ballkanin Perëndimor dhe synimi i këtij programi të imazheve në lëvizje është të vihen në plan të parë bisedat jetike për këto tema. Pas punës me institucione kombëtare të artit në vitet e mëparshme, jemi të entuziazmuar t’i kthehemi tani hapësirave dhe vendndodhjeve alternative të ekspozitave, me qëllim të kontekstualizimit të këtyre temave dhe nxitjes së një tipi ndryshe të dialogut.

Kuratorët nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor tashmë kanë marrë pjesë në programin intensiv kuratorial një javor online të organizuar nga LUX në muajin dhjetor, gjatë të cilit ata u lidhën dhe shkëmbyen idetë me homologët e tyre nga MB-ja përmes konsultimeve me ekspertë dhe bisedave me artistë. Kuratorët që morën pjesë u ftuan t’i shqyrtojmë temat e prezantuara në EKOLOGJITË E SË ARDHMES dhe t’i konteksualizojnë ato në mjedisin e tyre rrethues. Vitin që vjen, kuratorët do të punojnë në projekte që angazhojnë publikun e gjerë në eksplorimin e një kombinimi unik të zërave nga MB-ja dhe BP-ja me qëllim të ngritjes së vetëdijes për çështjet mjedisore relevante.

"Smogu i Madh i vitit 2021" është një ekspozitë që mbahet në Kosovë e cila eksploron mundësitë e një të ardhme ku ndryshimi i klimës e cila për shkak të veprimeve të vogla të ndërmarra nga shoqëria sot e ka shëndruar botën tonë e cila dikur njihej si botë e gjelbër në një planet të hirtë dystopiane të ndërtuar nga betoni dhe nga teknologji që ne shpesh i shohim në filma dhe në videolojëra të së ardhmes. Mësoni më shumë rreth ekspozitës dhe ngjarjeve këtu.

Për të filluar programin dhe për të njoftuar ekspozitat e tyre, kuratorët krijuan ngjarje speciale të nisjes për secilin vend individual, të cilat u zhvilluan 'online' në dy javët e para të marsit. Si pjesë e EKOLOGJIVE TË SË ARDHMES, ne kemi organizuar disa seminare që u mbajtën në janar dhe shkurt 2021. Folësit tanë mbuluan një sërë temash nga marrëdhënia midis njerëzve dhe ekosistemeve të ndryshme deri te krijimi i projekteve artistike dhe ngjarjeve ndërdisiplinore që zhvillojnë lidhje etike dhe imagjinare në të gjithë kufijtë e specieve.

EKOLOGJITË E SË ARDHMES është vazhdim i përpjekjeve të British Council për të hedhur dritë mbi çështjet aktuale sociale dhe për të frymëzuar debatin.

Për partnerin tonë

LUX është agjenci artistike ndërkombëtare e cila përkrahë dhe promovon artistët vizual që punojnë me metoda eksperimentale me imazhe në lëvizje dhe ide të ngjajshme. E themeluar në vitin 2002 si bamirësi dhe kompani me përgjegjësi të limituar jo-komerciale, organizata vazhdon traditën e paraardhësve nga vitet e 1960’a siç kanë qenë (The London Film-Makers’ Co-operative, London Video Arts dhe The Lux Centre).