Smogu i madh i vitit 2020 si titull i referohet smogut të famshëm të Londrës në 1952 dhe vë paralelisht një nga problemet më të mëdha të qyteteve kryesore në Ballkan, duke renditur në matjet e cilësisë së ajrit si 10 qytetet me cilësinë më të dobët të ajrit.

Në këtë listë shpesh përfshihen Prishtina, Shkupi, Sarajeva dhe Beogradi, madje ato krahasohen me qytete të mëdha industriale aziatike si Wuhan, Shenyang dhe Mumbai, ndonjëherë duke i kaluar ato. Një nga arsyet për cilësinë e dobët të ajrit të Prishtinës është ndër të tjera "makineria e tymit" termocentrali i qymyrit në Obiliq (Kastriot).

Ndërsa Qeveria e Republikës së Kosovës po planifikon ndërtimin e një termocentrali të ri dhe shihet si zgjidhja e vetme e qëndrueshme për të stabilizuar prodhimin e energjisë elektrike në Kosovë. Nga kjo situatë, ka shumë pyetje për t'u përgjigjur, për shembull: Cili është realiteti i pasojave të ajrit të ndotur? Sa kryjnë punë maskat e fytyrës? Pse janë këto numra të lartë për cilësi të dobët të ajrit vetëm në dimër? Si mund ta krahasojmë veten me qytetet e mëdha industriale? Cila është e ardhmja e planetit tonë? A do të kemi ushqim të mjaftueshëm në të ardhmen? Pse kosovarët nuk po punojnë tokën e tyre? A kemi ujë të mjaftueshëm në Kosovë? Cilat janë zgjidhjet me të cilat vendet e lartpërmendura në Ballkan po trajtojnë problemet e tyre? Cila ishte zgjidhja për smogun e madh të Londrës?

Këtyre pyetjeve do të ju përgjigjen njerëz që punojnë në art, ambientalistë, aktivistë dhe do të shfaqen si një video me përgjigje të ndryshme si një përmbledhje.

Folës i ftuar

Engjëll Berisha është një kurator i pavarur dhe koordinator i prodhimit në Autostrada Biennale (Kosovë). Ai ishte koordinator i projekteve ndërkombëtare dhe MP në Galerinë Kombëtare të Kosovës nga 2018 deri në 2021. Ai ka diplomuar si Bachelor në Pikturë nga Universiteti i Prishtinës në Fakultetin e Arteve. Ai ka punuar si gazetar dhe moderator i emisioneve kulturore në Klan Kosova Tv (2013-2018). Ai ishte drejtori artistik dhe kuratori i hapësirës së ekspozitës "Motrat" (2017-2018), ku kuroi shfaqje si Yll Xhaferi / Toy Story. Ai ishte asistent komisioner dhe koordinator i projektit në Pavijonin e Republikës së Kosovës në Bienalen e 58-të të Venecias / Alban Muja / Family Album.

Alban Muja është artist bashkëkohor, dhe krijues i filmit. Në vitin 2019 ai përfaqësoi Kosovën në Bienalen e 58-të të Venedikut. Në krijimtarinë e tij më së shumti influencohet nga proceset shoqërore, politike dhe transformimet ekonomike nga rajoni i gjërë, ai hulumton historinë dhe temat politiko-shoqërore duke i lidhur ato me pozitën e tij sot në Kosovë. Veprat e tij përfshijnë mediume të ndryshme si video instalacione, filma, vizatime, piktura, fotografi dhe performanca të cilat janë ekspozuar gjërësisht nëpër vende e festivale të ndryshme.

Rinora Gojani, Balkan Green Foundation Foundation është menaxhere e Programeve dhe Operacioneve. Ajo ka një përvojë të gjatë pune në hulumtime, avokim, ngritje të kapaciteteve, angazhime me shoqëri civile qysh nga themelet, ngritje të fondeve, dhe menaxhim të projekteve me fokus në zhvillim të qëndrueshëm, demokratizim, politika të Ballkanit Perëndimor, dhe procese të integrimit Evropian. Rinora mbanë Magjistraturë në Politika Evropiane, me fokus në politika të energjisë, nga University College në Dublin.