Smogu i Madh i vitit 2021 është verzioni Kosovar i EKOLOGJITË E SË ARDHMES, një program nga NE JEMI KËTU: Imazhe lëvizëse të artistëve nga Koleksioni i Këshillit Britanik dhe LUX.
“Smogu i Madh i vitit 2021” eksploron mundësitë e një të ardhme ku ndryshimi i klimës e cila për shkak të veprimeve të vogla të ndërmarra nga shoqëria sot e ka shndërruar botën tonë e cila dikur njihej si botë e gjelbër në një planet të hirtë distopiane të ndërtuar nga betoni dhe nga teknologji që ne shpesh i shohim në filma dhe në videolojëra futuristike.
Në këto realitete distopike, peizazhet do të ishin të përshtatshme për të kuptuar të kaluarën e cila mund të jetë një botë e panjohur në kuptimin se si ndihemi ndaj natyrës. Se si një romanticist portretizoi bukurinë e këtyre peizazheve të veçanta duke reaguar ndaj jetës "të korruptuar" të qytetit, ose se si një lule e thjeshtë mund të bëhet një mjet politik.
Kurator i ekspozitës është Engjëll Berisha, një kurator nga Prishtina.
Ekspozita është mbajtur në Galerinë Kombëtare të Kosovës nga 8 nëntori 2021 dhe ka qenë e hapur për publikun deri më 8 dhjetor 2021. Këtu mund të gjeni foto nga ekspozita.
Rreth Kuratorit
Engjëll Berisha është një profesionist i gjithanshëm kulturor. Gjatë përvojës së tij 10 -vjeçare ai njihet si gazetar, artist dhe kurator. Gjatë katër viteve të fundit ai ka punuar si koordinator i përgjithshëm në Galerinë Kombëtare të Kosovës, si dhe ndihmës komisioner dhe koordinator në Pavijonin e Republikës së Kosovës në Bienalen e 58 -të të Venedikut në vitin 2019 për projektin e Alban Mujës “Family Album".
Biografitë e artistëve
Uriel Orlow - jeton dhe punon midis Londrës, Lisbonës dhe Zyrihut. Praktika e Orlow është e bazuar në kërkime, e orientuar drejt procesit dhe multi-disiplinës, duke përfshirë filmin, fotografinë, vizatimin dhe tingullin. Ai njihet për vepra filmike në një ekran të vetëm, shfaqje leksionesh dhe modulare, instalime multi-media, të cilat përqendrohen në vende specifike dhe mikro-histori. Puna e tij ka të bëjë me manifestime hapësinore të kujtesës, 'blind spots' të përfaqësimit dhe forma të përndjekjeve paranormale.
Louis Henderson - është një kineast dhe shkrimtar që eksperimenton me mënyra të ndryshme të punës me njerëzit për të adresuar dhe vënë në pikëpyetje gjendjen tonë aktuale globale të përcaktuar nga kapitalizmi racor dhe historitë gjithnjë të pranishme të projektit kolonial Evropian. Që nga viti 2017, Henderson ka punuar me grupin e artistëve ‘The Living and the Dead Ensemble’. Bazuar midis Haitit dhe Francës, ata përqendrohen në teatër, këngë, kritikë, poezi dhe kinema, filmi i tyre i parë me metrazh të gjatë u vlerësua me një përmendje të veçantë FIPRESCI në Festivalin e 70-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin 2020. Puna e tij është shfaqur në festivale të ndryshme ndërkombëtare të filmit, muze dhe bienale të artit dhe shpërndahet nga LUX dhe Video Data Bank. Ai jeton dhe punon në Paris.
Charlotte Prodger - një artiste me bazë në Glasgow që punon me imazhe lëvizëse, shkrime, skulptura dhe printime. Ajo ishte fituese e Çmimit Turner 2018 dhe përfaqësoi Skocinë në Bienalen e Venecias 2019. Ajo mori çmimin Paul Hamlyn në vitin 2017 dhe çmimin Margaret Tait në 2014.
Ben Rivers - studioi skulpturë para se të kalonte në fotografi dhe filmat super8. Pas diplomimit, ai u vetëmësua në filmat 16 mm hand-processing . Praktika e tij si kineast prek kufirin midis dokumentarit dhe trillimit.
Alban Muja - është një artist bashkëkohor dhe kineast nga Kosova. Në vitin 2019 ai përfaqësoi Kosovën në Bienalen e 58 -të të Venedikut. Ai në punën e tij më së shumti ndikohet nga proceset e transformimit shoqëror, politik dhe ekonomik në një rajon më të gjerë përreth, ai heton historitë dhe temat socio-politike dhe i lidh ato me pozicionin e tij në Kosovën e sotme.
Nimon Lokaj - është një piktor nga Kosova. Ai ka diplomuar në vitin 1969 në Akademinë e Arteve të Bukura të Beogradit. Punimet e tij janë ekspozuar në Kosovë, në Jugosllavi si dhe në tërë Evropën gjatë viteve `70 dhe `80. Punimet e tij janë pjesë e Koleksionit të Galerisë Kombëtare të Kosovës.
Blerta Hashani - është një artiste bashkëkohore nga Kosova. Punimet e saj janë kryesisht piktura dhe video që në përgjithësi e përshkruajnë jetën e saj të përditshme, ngjarje të ndryshme dhe mjedisin që e rrethon atë.