Folës: Ben Rivers

Kohëzgjatja: Shikimi solo – dy orë; Diskutim – një orë; Praktikë – mund të marrë një kohë të pacaktuar brenda një periudhe dy-ditore

Maksimumi i pjesëmarrësve: 12

Në shumë nga filmat e tij, kineasti artist Ben Rivers ka vëzhguar mënyrat e ndryshme të bashkekzistencës së njerëzve me ekosistemet përreth tyre, qoftë ai një kopsht, ishull apo një biosferë e ndërtuar me kopje të habitateve të ndryshme të Tokës. Një nga shkaqet kryesore të kolapsit mjedisor janë shoqëritë kapitaliste të cilët mendonin se natyra është diçka e ndarë nga ta, duke harruar kështu se njerëzit janë pjesë e natyrës dhe të lidhur në mënyrë thelbësore në biosferën e planetit. Titulli i seminarit vjen nga libri me të njëjtin emër i Ursula Le Guin, të cilin Rivers do të dëshironte që njerëzit ta lexonin si pikënisje nëse ata munden. Libri bazohet në një planet tjetër, por është e qartë që shkrimtarja shkruan për atë që ka ndodhur vazhdimisht këtu në Tokë. Rivers do të ndajë disa nga filmat e tij për t’i parë paraprakisht, dhe pastaj do të diskutojë përfytyrimin e sajimeve spekulative të planetit tonë të ardhshëm dhe mundësitë për mendim pozitiv në mesin e mbeturinave pesimiste. Në pjesën e parë (18 Shkurt) ai do të vendosë një detyrë të vogël, një imazh lëvizës bazuar në idetë e diskutuara dhe ne mund t'i shikojmë dhe diskutojmë rezultatet në një seancë të dytë - 25 Shkurt.

Ben Rivers është artist dhe kineast i përfaqësuar nga galeria Kate MacGarry në Londër. Çmimet përfshijnë Çmimin EYE për art dhe film, 2016; Çmimin ndërkombëtar të kritikës FIPRESCI, Festivali i 68-të i filmit në Venecia për filmin e tij të parë me metrazh të gjatë Two Years At Sea; Çmimin e Baloise për art, Art Basel 42, për Sack Barrow; Çmimin për artistë të Fondacionit Paul Hamlyn, 2010, dhe dy herë fitues i Çmimit Tiger në Festivalin e filmit në Roterdam. Shfaqjet e tij më të fundit solo përfshijnë Urthworks, Hestercombe Gallery, Somerset; Phantoms, Triennale, Milano; Urth, The Renaissance Society, Çikago; Islands, Kunstverein of Hamburg; Earth Needs More Magicians, Camden Arts Centre, Londër; The Two Eyes Are Not Brothers, Artangel, Londër dhe Whitworth Museum, Mançester. Kohët e fundit ai bashkëpunoi me Anocha Suwichakornpong për filmin e ri Krabi, 2562.