Henry Moore kthehet në shtëpi, një ekspozitë e re e grafikave nga Henry Moore, një nga artistët më të adhuruar të Britanisë të Shekullit 20, e hapur në zyret qendrore të British Council në Londër me 1 Dhjetor 2015.
Henry Moore kthehet në shtëpi përbëhet nga turnea dy-vjeçare e ekspozitës së kaluar, Henry Moore- Grafika e cila më parë kishte vizituar Kosovën, dhe ka qëndruar e hapur në Galerinë Kombëtare të Kosovës në Prishtinë nga 27 Mars - 20 Prill 2014.
Gjatë turnesë në Kosovë dhe gjashtë vendeve tjera, Henry Moore- Grafika të përzgjedhura është parë total nga 80,000 vizitorë, duke zbuluar tregime personale të artistëve lokal, kuratorëve, vizitorëve, dhe muzeve që kanë qenë të influencuar nga Henry Moore gjatë 7 dekadave të fundit. Henry Moore kthehet në shtëpi flet për influencën e qëndrueshme ndërkombëtare të artistit, si dhe për temat kryesore që hasen në grafikat dhe skulpturat e Henry Moore.
Zgjerimi i skenës kulturore
Arti vizuel modern i Kosovës kishte një periudhë lulëzimi gjatë viteve 1960 dhe 1970 gjatë rezhimit komunist të Jugosllavisë. Përkundër Bashkimit Sovietik apo Shqipërisë së asaj kohe, artistët Kosovarë kishin më shumë liri në shprehjet artistike. Shumë prej tyre kanë qenë të ndikuar nga bashkëkohësit e tyre nga Evropa Perëndimore sikur Henry Moore, si për shembull skulptori i mirënjohur Agim Çavdarbasha, në punët e të cilit vërehet më mirë ky ndikim.
Henry Moore- Grafika ka qenë ekspozita e parë ndërkombëtare me rëndësi kaq të madhe e hapur në Galerinë Kombëtare të Kosovës, dhe ekspozita e dytë më e vizituar në 15 vitet e fundit. Kjo ekspozitë ju mundësoi artistëve lokal që të vendosin ndikimet dhe arritjet artistike të Kosovës në kontekst ndërkombëtar, dhe ju mundësoi një gjenerate të tërë ti shohin punimet e Moore për herë të parë.
"Është shumë me vlerë që të mund të krahasosh punimet e artistëve Kosovar me ato të Henry Moore. Kam emocione të veçanta për këtë ekspozitë, është shumë me rëndësi për ne."
- Zake Prelvukaj, artiste