Ftojmë artistët digjital, zhvilluesit e video lojërave, dhe kreativët tjerë inovativ nga industria e video lojërave të bëhen pjesë e punëtorisë ‘Immersive Storylab’ aktivititet i vazhdimësisë së programit PlayUK në Kosovë, i cili që do të mbahet në Kampusin e UBT nga 20 deri me 22 Mars 2020.
23 aplikantët më të suksesshëm do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e kësaj punëtorie tri ditore, kjo rezidencë do t’ju ofroj pjesëmarrësve njohuri, shkathtësi dhe vegla për të përdorur teknologjitë e reja dhe interaktivitetin në punën e tyre, në mënyra fundamentale dhe transformuese. Ky kurs intenziv i realizuar nga BRiGHTBLACK Productions në bashkëpunim me Universitetin UBT drejtohet nga aristët digjital Simon Wilkinson dhe Myra Appannah.
Këto tri ditë janë të dizajnuara si përforcim i njohurive për ata të cilët punojnë në mediumet jo-interaktive, mirëpo që dëshirojnë të zhvillojnë praktikat tutje në platforma të ndryshme digjitale dhe të krijojnë kultura pune të cilat do t’ju ofrojnë audiencave një rol të ri në veprat multi-mediale adaptive.
Kursi do të mbulojë qasjen praktike dhe teorike ndaj dizajnit, produksionit dhe mënyrave inovative se si të përdoren teknololgjitë e reja digjitale përfshirë; Programin Unity Games, realiteti virtual, sistemi për video lojëra, dizajni spekulativ, dizajni transmedial, modelimi 3D, skriptimi vizual, zgjidhjet në kompleksitetin e narrativave interaktive dhe mënyra tjera bashkëpunimi multi-medial.
PlayUK është platformë e artit e Ballkanit Perëndimor e cila synon përkrahjen dhe zhvillimin e sektorit audio-vizual në këtë rajon. Duke krijuar lidhje mes profesionistëve nga Britania e Madhe dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, kjo platformë përkrahë dijen dhe transferin e shkathtësive në realitetin virtual, realitetin augmental, efektet vizuele dhe animacion, duke krijuar një urë unike mes kreativëve dhe sektorit të ICT.
SI TË APLIKOJ
Në qoftë se bëni pjesë në këtë sektor, ju lutemi plotësoni apikacionin këtu deri të Dielën 15 Mars në ora 23.59 CET.
PROCESI I VENDIMMARRJES
Paneli i përbërë nga ekspertët nga Britania dhe British Council, do të përzgjedhin deri në 23 pjesëmarrës; -pjesëmarrësit duhet të flasin rrjedhshëm anglishten, dhe të kenë disa projekte të zhvilluara në film, video lojëra, animacion dhe fusha tjera nga sektori i video lojërave dhe artit digjital, dhe të tregojnë motivim të kjartë për të mësuar më shumë në këtë fushë.
Vetëm aplikantët e suksesshëm do të njoftohen me e-mail.