Në kuadër të platformës PlayUK më janar 2020, British Council në bashkëpunim me Nordeus Hub dhe SGA (Asociacioni i industrisë së video lojërave së Serbisë) ka organizuar festivalin PlayUK 2020, dike mbledhur nga rajoni zhvillues të video lojërave, artistë digjital, si dhe shumë kreativ tjerë nga industria e lojërave.
Gjatë festivalit, pjesëmarrësve iu dha mundësia të merrnin pjesë në shumë punëtori dhe ligjërata dhe të takonin kolegë nga rajoni dhe Mbretëria e Bashkuar. Mundësia për të marrë pjesë në punëtori u dha 30 pjesëmarrësve, nga të cilët 7 ishin nga Kosova, me mundësi për të zhvilluar aftësitë e tyre në dizajnin narrativ UI/UX, arte, programim dhe fusha të tjera të ndërlidhura. Punëtoritë u vizituan nga ligjërues të cilët paraqesin pionierët në fushat e tyre të studimit, si Jo Twist, Callum Underwood, Jon Mckellan, etj.
Selim Maloku nga Kosova, njëri nga pjesëmarrësit e punëtorisë, me këtë rast deklaroi:
“Ngjarjet sikur PlayUK janë një mundësi e jashtëzakonshme për studiot e indie video lojërave si dhe industrinë e video lojërave në rajonin tonë. Ngjarja është organizuar në mënyrë profesionale dhe folësit po e pasurojnë aq më shumë. Me ndihmën e kësaj punëtorie dhe diskutimeve me njëri tjetrin presim të mësojmë më shumë apo vetëm ti përforcojmë njohuritë tona rreth kësaj industrie. Shpresojmë që PlayUK do të shërbejë si një katapult në evoluimin e kualitetit të lojërave tona dhe të krijoj bashkëpunime mes pjesëmarrësve.”
Përveç punëtorive, për audiencë më të gjerë dhe të gjithë adhuruesit e lojrave dhe arteve, ne hapëm ekspozitën e video lojrave indie nga Mbretëria e Bashkuar. Kuratorët e ngjarjes We Throw Switches ishin dyshja nga Edinburgu, me përvojë shumë vjeçare në industrinë e lojrave.
Këtu mund të shihni foto nga festivali dhe të mësoni më shumë rreth asaj se si dukeshin të gjitha: