Duke u bazuar në suksesin e ekspozitave të mëparshme të artistëve britanikë Henry Moore, Damien Hirst dhe Grayson Perry në Novi Sad, Gratë të përshtatura sipas shoqërisë? feston punën e grave artiste serbe dhe britanike. Ekspozita tregon punën nga koleksioni i british Council nga artiste bashkëkohore britanike si Sarah Lucas, Tracy Emin dhe Rachel Whiteread me artiste serbe të shekullit 19 dhe 20 nga koleksioni i Galerisë së Matica Srpska si Katarina Ivanović, Nadežda Petrović dhe Ljubica Cuca Sokić. Duke bërë këtë, ekspozita krijon një dialog që vë në pikëpyetje (ri)prezantimet e grave dhe rolin e tyre në shoqëri si në të kaluarën ashtu edhe në atë të sotme.
Megjithëse koleksionet e British Council dhe Galerisë Matica janë sporadikisht, kronologjikisht dhe tematikisht të ndryshme, lidhja e tyre tregon sa shumë koleksione koleksinone muzesh janë hapësira të pakufizuara për hulumtime dhe interpretime të reja. Përmes ekspozitave të përbashkëta, veprat e artit mund të shihen nga një perspektivë e re dhe tregojnë cilësinë e tyre të dytë, ndoshta të lënë pas dore.
Artistet në vijim do të ekspozohen në Novi Sad: Abigail Lane, Ana Bešlić, Anthea Hamilton, Camilla Løw, Celia Hempton, Clare Strand, Danica Jovanović, Đorđe Jovanović, Elizabeth Price, Gillian Wearing, Helen Chadwick, Ivan Tabaković, Ivanka Adamović Dunđerski, Katarina Ivanović, Laura Aldridge, Lubaina Himid, Ljubica Cuca Sokić, Madame Yevonde, Milan Konjović, Marko Zavišić, Nadežda Petrović, Petar Dobrović, Rachel Whiteread, Sava Petrović, Sarah Lucas, Sava Šumanović, Tracy Emin, Zlata Markova Baranji, Zora Petrović.