E ENJTE, 19 KORRIK NË 22.00 | TEATRI KOMBËTAR, PRISHTINË

Viti: 2017
Regjisori: Francis Lee
Kohëzgjatja: 104 min
Zhanri: Dramë

I riu Johnny po drejton fermën e babait të tij të sëmurë në Yorkshire të Anglisë. Komunikimi midis babait dhe djalit pasqyron kushtet e tyre të jetesës dhe të punës, bisedat e babait kryesisht janë të kufizuara në kritikat e ashpra të djalit të tij. Gjyshja e Johnny-t luan rolin e saj në mënyrë stoike. Johnny i frustruar vazhdon rutinën e tij të vështirë të përditshmërisë. Në një orvatje për t'i shpëtuar presionit të përditshëm të ashpër, ai gjen ngushllim në marrëdhënie seksuale me burra, ose dehet në pijetore lokale. Në pranverë, angazhohet në punë sezonale një ndihmës në fermë. Gheorghe, rumun, është i të njëjtës moshë si Johnny, i cili në fillim e sheh atë me dyshim. Tensioni fillestar midis dy burrave shpejt i hap rrugë një marrëdhënieje intensive. Kjo hap perspektiva krejtësisht të reja, por gjithashtu paraqet sfida të reja për Johnny-in.

Në këtë debutim si regjisor, Francis Lee gjen imazhe autentike për të përshkruar jetën në fermë dhe sfidat që ngërthen kjojetë. Filmi i tij përqendrohet në shikimet dhe gjestet e karaktereve të tij dhe fizikalitetin e tyre të menjëhershëm. Peisazhi arkaik i 'vendit të vetë Perëndisë', siç e quajnë vendasit vendbanimin e tyre, reflekton në mënyrë të përsëritur trazirat që ndodhin brenda protagonistëve.