Në edicionin e këtij viti të PlayUk, përmes Festivalit të përvitshëm Ndërkombëtar të Filmit të Prishtinës (Prifest), që zhvillohet nga 17 deri më 22 korrik 2018, Këshilli Britanik sjell në Kosovë filma dhe ekspertë britanikë.

Punëtoria ‘Realiteti Virtual & Realiteti i Zmadhuar’

17 dhe 18 Korrik 2018 | 10.00–18.00

Një nga pikat kryesore të programit PlayUK 2018 Arcadia është një punëtori e realitetit virtual dhe e realitetit të zmadhuar për kinematografë, arkitektë, muzikantë elektronikë, artistë vizualë dhe për këdo tjetër nga Kosova që i kupton këto gjëra.

Fokusi i punëtorisë dy-ditore do të jetë përdorimi i softuerit Unity, i cili u mundëson krijuesve të realitetit vizual të prodhojnë përmbajtje interaktive dhe brendazhytëse për platforma si Oculus Rift, HTV Vive, Samsung Gear dhe platforma të tjera të realitetit virtual. Qëllimi është që pjesëmarrësit ta kalojnë me shpejtësi kurbën e të mësuarit të Unity, të zhvillojnë dhe të prodhojnë përmbajtje deri në fund të dy ditëve, si dhe ta kuptojnë qartë se do të ecin përpara me projektet e tyre.

Eksperti dhe prezantuesi i punëtorisë është Simon Wilkinson, një profesionist i fushës i përshkruar nga CINEUROPA Magazine si "një prej emrave më të shquar në Evropë kur flitet për realitetin virtual".

Zhvillimi i Skriptës

17 dhe 18 Korrik 2018 | 10.00–18.00

Clare Downs,është tutore e pregatitjes se skenarit, shkrimtare, skenariste dhe ligjëruese në “National Film and Television School” në Angli dhe në Departamentin e Masterit per shkrim skenari në De Montfort University.

Clare Downs eshte anëtare themeluese e ekipit analizues të skenarit në EAVE (European Audiovisual Entrepreneurs) që nga viti 1989. Gjithashtu, ajo është producente e The Dress (BAFTA) dhe e High Season (San Sebastian, skenari më i mirë). 

Projektet filmike pjesëmarrëse ne kete workshop, tanime të perzgjedhur (gjithsej 4 projekte) të udhëhequr ngaekspertja Downs, përfitojnë një punëtori 2-ditore për Zhvillim të Skenarit (Script Development), projekt ky që mbahet tanime shume vite në kuadër të PriFORUM-it gjatë ditëve të festivalit.