PlayUK u kthy! Ejani bashkohuni me ne të mërkurën, më 28 tetor, për lancimin e serive të reja tërësisht digjitale të PlayUK, dhe për të parin sallon në një seri krejt të re të bisedave me ekspertë, të mbajtura çdo dy javë.  

Në bisedë në sallonin tonë të parë do të na bashkohen kreatorët e lojës së re magjepsëse enigmatike  dhe aventuriere ‘I Am Dead’ nga krijuesit e Hohokum dhe Wilmot’s Warehouse. Ricky Haggett, Catherine Johnson dhe Richard Hogg do të na shpjegojnë krijimin e ishullit misterioz të Shelmerston dhe banorëve të tij, duke reflektuar në të njëjtën kohë edhe për sfidat e krijimit dhe lancimit të një video loje në 2020. 

Në ngjarje, do të japim edhe detaje të tjera rreth programit të ardhshëm digjital, përfshirë skemën e mentorimit dhe detajet e folësve që planifikohet të marrin pjesë në sallone.

PlayUK 20/21 është një program inspirues dhe zbavitës i cili do të sjellë kreativët që punojnë në industrinë e video lojërave nga Ballkani Perëndimor dhe MB. 

Folësit

  • Catherine Johnson, shkrimtare
  • Ricky Haggett, dizajner lojërash
  • Richard Hogg, dizajner lojërash
Ricky Hagget, Catherine Johnson, Richard Hogg

Richard Hogg, dizajner lojërash

Richard Hogg është artist dhe dizajner lojërash. Me formim në fushën e arteve të bukura dhe ilustrimeve, fokusi i tij në 12 vitet e fundit ishte në krijimin e lojërave, e tëra në bashkëpunim me Ricky Hagget/Hollow Ponds, me të cilin ka bërë pesë lojëra përfshirë Hohokum, Wilmot's Warehouse dhe I Am Dead. Ata sapo kanë filluar të punojnë në lojën e tyre të gjashtë së bashku.

  • @dick_hogg

Catherine Johnson, shkrimtare

Catherine Johnson ka shkruar mbi 20 libra për lexuesit e rinj duke përfshirë librin e përzgjedhur në listën e nderit të IBBY për vitin 2020 për MB, FREEDOM. Ajo ka shkruar edhe për filmin, radion dhe TV dhe aktualisht po punon në dy drama televizive, për Silverprint Pictures; SOUTHWARK, që zhvillohet në Londrën e Tudorëve dhe THE SHIFT, një dramë familjare bashkëkohore.

Ricky Haggett, dizajner lojërash

Ricky Haggett është themeluesi dhe drejtori kreativ i Hollow Ponds, studio e pavarur e videolojërave me bazë në Londër. Në dymbëdhjetë vitet e fundit, ka punuar në shumë lojëra të veçanta, gazmore, shpesh në bashkëpunim me artistë jashtë industrisë së lojërave. Këto përfshijnë lojërat I am Dead, Wilmot's Warehouse, Hohokum, Loot Rascals, Frobisher Says dhe Tenya Wanya Teens. Ai po ashtu është themeluesi i Wild Rumpus - kolektivit të luajtjes në publik, që drejton palët dhe ngjarjet që lidhen me videolojërat.

Informacione për lojërat

I Am Dead, Hollow Ponds & Richard Hogg, 2020

I am Dead është një lojë enigmatike tërheqëse dhe aventuriere nga krijuesit e Hohokum dhe Wilmot’s Warehouse për eksplorimin e jetës së përtejme.

Morris Lupton, që sapo ka vdekur, është kuratori i muzeut në ishullin e vogël të Shelmerston-it, i cili bashkohet me fantazmën e qenit të tij Sparky vetëm për të zbuluar se një katastrofë do të shkatërrojë së shpejti ishullin e tij të dashur. Së bashku, ata duhet të zbulojnë misteret e hershme të Shelmerston-it, të parandalojnë shpërthimin e vullkanit të ishullit dhe të mbrojnë vendin që ata e quajnë shtëpi.