Në kryqëzimin e teknologjisë dhe argëtimit përfshirës janë videolojërat dhe xhirot në parqet tematike, andaj çfarë saktësisht kanë të përbashkët këto dy fusha dizajni?
Bashkohuni në PlayUK me datë 16 dhjetor ndërsa mirëpresim Amanda Johnstone-Batt, ish mbikëqyrëse e CG për ekipin e Xhirove të Framestore. Në rolin e saj Amanda ka punuar si pjesë e ekipit të dizajnit në një sërë përvojash dhe xhirosh argëtimi tematike novatore në mbarë botën, të shpërblyera me shumë çmime. Puna e saj kombinon përdorimin novator të teknologjive të reja për të krijuar eksperienca argëtimi përfshirëse të botës reale.
Në këtë sesion Amanda do të na tregojë për dizajnin dhe zhvillimin e disa prej projekteve më të fundit në të cilat ajo ka punuar, duke reflektuar në të njëjtën kohë për paralelet në mes videolojërave dhe argëtimit tematik.
Folëse
Amanda Johnstone-Batt Mbikëqyrëse e CGI (ish- Framestore)