Si ndikon gjendja mendore dhe mjedisi përreth në krijimin e muzikës dhe tingujve?

Eli Rainsberry merret me kompozim, art muzikor dhe dizajnim audiosh, me specializim në muzikën dhe tingujt për lojëra, filmat e animuar, ndërveprues dhe ndërdisiplinor. Që nga 2016, Eli ka krijuar kolonat zanore për lojërat si Bird AloneWilmot’s Warehouse dhe A Monster’s Expedition.

Në këtë bisedë, Eli do të eksplorojë se si mjediset rrethuese fizike, atmosfera, qëndrimet personale dhe mirëqenia mund të frymëzojnë dhe të nxisin krijimin e muzikës dhe tingujve - të qëllimshme ose jo. Eli do të elaborojë punën e krijuar gjatë viteve të fundit, me fokus të veçantë në projektet e lëshuara nga viti 2019 në 2020 dhe se si qasja kompozuese e përdorur është ndikuar nga zhvendosja nga Londra në veri të Anglisë.

Bashkohuni me Eli-n ndërsa shpalos sfidat kreative të kompozimit të muzikës për lojërat dhe përvojat argëtuese në mjedise të ndryshme. 

Folëse

Eli Rainsberry, kompozitore dhe artiste zëri - https://elirainsberry.com/