Si mund të na bëjnë bashkë përvojat sociale të RV-së në forma të reja dhe argëtuese?

Potenciali social dhe kreativ i RV-së është eksploruar me vite të tëra, megjithatë 2020-ta hodhi dritë mbi aftësinë e RV-së për të na bërë bashkë si kurrë më parë në forma argëtuese, të prezantuara në mënyrë digjitale. Në vitin 2016, Simon Barratt bashkëthemeloi Cooperative Innovations me besimin se këto teknologji kredhëse janë e ardhmja e argëtimit, e punës dhe jetës. Që atëherë, ata kanë lëshuar një sërë lojërash dhe projektesh të suksesshme, duke përfshirë një port të RV-së të lojës bashkëpunuese kaotike shumë të vlerësuar Spaceteam në vitin 2020.

Bashkohuni me Simon ndërsa diskuton sfidat dhe mundësitë e sjelljes së përvojave bashkëpunuese e argëtuese, siç është Spaceteam në botën e RV-së, dhe reflektimin e tij për ndikimin që ka pasur viti 2020 në pranimin dhe kërkesën për realitetin virtual social.

 

Folësi

Simon Barratt, Bashkëthemelues i CoopInnovations - www.coopinnovations.co.uk

Biografia

Simon learnt to program, thanks to his Mum, at the age of 6 and joined the games industry in 1999.

He ran indie studio Four Door Lemon from 2005 to 2015 producing a large range of games across many genres and platforms including three early AR titles for the Sony PlayStation Vita.

In 2016 he co-founded immersive technology studio Cooperative Innovations to develop social VR / AR technologies, experiences, games and applications including the chaotic ‘Spaceteam VR’ released in 2020. Cooperative Innovations recently announced Curatours, a metaverse built for Arts, Culture and Heritage.

Rreth lojës Spaceteam VR

Mblidhni një ekip deri në gjashtë kadetë hapësinorë dhe punoni së bashku duke komunikuar dhe përmbushur udhëzime që sa vijnë e bëhen më të ndërlikuara. Mbajeni anijen tuaj kozmike në lëvizje nëpër hapësirë, me gjithë rrezikun e vazhdueshëm të asgjësimit, me përdorimin e shpejtë dhe me vend të mjeteve hapësinore bazë.

Mbi të gjitha, është me rëndësi të ruani qetësinë përballë shkatërrimit të pritshëm. Mbani mend kadetë, për të shmangur shkatërrimin fatal, ju duhet të punoni së bashku… si një Spaceteam!