Chipzel është nofka e Niamh Houston, muziciente e pavarur nga Irlanda Veriore.
A e dini se çka është Qipmelodia?
Chiptune/ Qipmelodi, e njohur poashtu si qip muzikë, është stil i muzikës elektronike sintetike krijuar duke përdorur një gjenerator programues, qipe të tingullit apo sintisajzer nga arkadë makinat e vjetra, kompjuterë dhe video lojëra.
Chipzel performon duke shfrytëzuar Gameboys për të krijuar muzikë energjetike, dhe melodike. Duke përdorur tingullin original 8bit dhe duke e manipuluar në diçka çmendurisht ritmike, Chipzel ka parë turme lloj lloj moshash duke u shnëdrruar në ‘vallëzues të çmendur’, duke udhëtuar nëpër kohë në retro lojërat e ditëve të tyre.
Na u bashkangjitni dhe mësoni më shumë për zhvillimin e karrierës së Chipzel, për muzikën e saj dhe se si filloj të krijoj muzikë për lojëra. Ajo poashtu do të ndajë me ju këshilla se si të hyni në industrinë e video lojërave.