Supporting the Creative Economy: a programme for policymakers

Me kënaqësi publikojmë thirrje publike për programin onlajn për mësim “Mbështetje të ekonomisë krijuese” për të gjithë profesionistët, të cilët punojnë në industritë kulturore dhe krijuese dhe janë të interesuar për zhvillim të politikave. Periudha për paraqitje fillon më 13 qershor të vitit 2022, ndërsa përfundon më 8 korrik të vitit 2022 në ora 12:00 (GMT+1).

Për programin

Mbështetja e ekonomisë krijuese: programi për krijues të politikave është nëntëjavor, program gjithpërfshirës onlajn për mësim të pavarur, i cili dedikohet për profesionistë nga sektori, të cilët punojnë në industritë kulturore dhe krijuese. Programi është i hapur për pjesëmarrës nga Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Kazakistani, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Turqia, Ukraina dhe Uzbekistani. Ai do t'i ndihmojë profesionistët që ta kuptojnë ekonominë krijuese në mënyrë që t’u ofrojë ekspertizë, studime rasti dhe njohuri praktike për shkak të informimit të aktiviteteve të tyre për zhvillimin e politikave. Programi do t'u ofrojë pjesëmarrësve ide dhe mjete të reja për të mbështetur industritë kreative dhe kulturore në qytetin/rajonin/vendin e tyre, ndërsa d t’i zgjerojë edhe rrjetet e tyre profesionale në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe në nivelin ndërkombëtarë.

Programi onlajn do të zgjatë nëntë javë mes 25 korrikut dhe 25 statorit të vitit 2022 dhe do të zgjerohet me tre sesione drejtpëdrejt për pjesëmarrësit, të cilët do të përfshihen në rrjetëzimin me kolegët dhe ideimin tejkufitar. Asnjë nga modulet nuk do të zgjat më shumë se dy orë, duke i përfshirë përmbajtjet themelore dhe aktivitet për mësim.

Pjesëmarrësit të cilët do ta përfundojnë plotësisht programin do të marrin certifikatë për përfundim nga Këshillilli Britanik dhe Cultural Associates Oxford. Programin mund ta shikoni këtu.

Për më shumë informacione, mund të na kontaktoni në arts.info@britishcouncil.org

Timeline

13 qershor viti 2022 Thirrje për paraqitje
8 korrik viti 2022, (12:00 GMT+1) Afati përfundimtar për paraqitje
11 – 14 korrik viti 2022 Listë më e ngushtë e paraqitjeve
15 korrik viti 2022  Njoftim i kandidatëve me paraqitje të suksesshme
19 korrik viti 2022  Rezervim dhe njoftim i kandidatëve me paraqitje të pasukseeshme
25 korrik viti 2022  Fillim i programit – publikim i Moduleve 1 dhe 2
Java që fillon më 25 korrik viti 2022 Sesioni 1 drejtpërdrejt
15 gusht viti 2022 Publikim i moduleve 3 dhe 4
java që fillon më 5 shtator Sesioni 2 drejtpëdrejt
5 shtator viti 2022  Publikim i moduleve 5 dhe 6
Java e cila fillon më 19 shtator viti 2022 sesioni përfundimtar drejtpërdejt dhe fundi i programit

Si të paraqiteni?

I ftojmë kandidatët nga Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Kazakistani, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Turqia, Ukraina dhe Uzbekistani dhe të cilët janë:

• specialistë dhe menaxherë të nivelit të mesëm dhe që punojnë në sektorin publik,

• profesionistë nga sektori që punojnë në industritë kulturore dhe kreative dhe janë të interesuar për krijimin dhe zhvillimin e politikave,

Pjesëmarrësit duhet të kenë njohje të avancuar profesionale të gjuhës angleze. Të gjitha materialet nga kursi do të përpunohen në gjuhën angleze, ndërsa videot do të përkthehen me titra.

Kandidatët duhet ta plotësojnë dhe dorëzojnë formularin onlajn për paraqitje deri të premten 8 korrik, ora 12.00 (GMT+1).

Përshtatshmëri

Duhet të plotësohen kriteret e ardhshme për përshtatshmëri:

• Pjesëmarrësi jeton në njërin nga vendet e mëposhtme: Shqipëri, Armeni, Azerbajxhan, Bosnjë dhe Hercegovinë, Gjeorgji, Kazakistan, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Serbi, Turqi, Ukrainë dhe Uzbekistan

• Pjesëmarrësi tregon njohje të avancuar të gjuhës angleze në formularin për paraqitje.

• Pjesëmarrësi punon në industritë kulturore dhe kreative dhe në ekonominë kreative.

• Pjesëmarrësi mund t’i dedikohet programit për mësim mes 25 korrikut dhe 25 shtatorit të vitit 2022.

• Pjesëmarrësi është mbi 18 vjeç.

Vlerësimi

Paraqitjet do t’i vlerësojë një ekipi i projektit, i cili do të përbëhet nga përfaqësues të Këshillit Britanik dhe Cultural Associates Oxford.

Ekipi do t’i vlerësojë paraqitjet sipas përshtatshmërisë së kandidatëve dhe cilësisë së informacioneve të përfshira në formularin për paraqitje. Është me rëndësi që në paraqitjet tuaja të theksoni qartë se pse jeni të intertesuar për programin dhe si mendoni se ky program do t’ju ndihmojë të kontribuoni për zhvilllimin e industrive kulturore dhe kreative në vendin tuaj.

Për shkak të numrit të paraqitjeve, nuk do të kemi mundësi të japim informacione kthyese për paraqitje të pasuksesshme.

Për më shumë informacione, mund të na kontaktoni në arts.info@britishcouncil.org