EPISODI 'KLASA PUNËTORE' | E PREMTE 23 QERSHOR NË 22.00 |
EPISODI 'KLASA E MESME' | E SHTUNË 24 QERSHOR NË 16.00 |
EPISODI 'KLASA E LARTË' | E DIELË 25 QERSHOR NË 21.40 |
Grayson Perry gjithmonë ka qenë i mahnitur nga shija - pse njerëzit i blejnë gjërat që duan, pse veshin çfarë duan dhe çfarë duan të thonë rreth vetes kur bëjnë zgjedhjet e tyre. Në këtë seri me tre pjesë, Perry na çon në klasat sociale të Britanisë, jo vetëm për të na treguar shijen e njerëzve, por edhe për të na treguar në artin e tij çfarë ajo nënkupton. Në çdo episod, ai takon njerëz nga klasa të ndryshme sociale - klasa punëtore e Sunderland, klasa e mesme e Tunbridge Wells dhe klasa e lartë e Cotswolds - për të marrë pak nga shijet e klasave sociale.
Seritë ndjekin proçesin e kreativitetit të Grayson Perry-it. Në fillim ne shohim momentet fillestare gjatë udhëtimit të tij nëpër klasat sociale dhe më pas skeçet që ai bën nga çfarë ai përjeton. Grayson më pas dizenjon tapiceritë dhe ato janë prodhuar në Belgjikë, sipas specifikimeve të tij.
... një portret i gjallë i klasave sociale, i një qyteti dhe i një artisti.
Alex Hardy, The Times
Çdo program mbaron me njerëzit të cilët Grayson ka takuar në udhëtimin e tij për zbulimin e tapicerive të përfunduara, në një galeri arti bashkëkohore në Londër. Kontribuesit kanë mundësinë të reagojnë ndaj pjesëve të artit dhe të debatojnë me Grayson-in sesi ai ka zgjedhur mënyrën e reflektimit të shijes së tij.
Duke treguar proçesin e krijimit të tapicerive nga fillimi, ai na tregon një nga aspektet më mahnitëse të kulturës bashkëkohore, kjo seri tregon fuqinë e artit ndaj asaj çfarë ne jemi.