Aftësitë për mundësi punësimi

Aftësitë për mundësi punësimi është program i Këshillit Britanik që adreson kërkesën për aftësi në ekonominë globale.

Aftësitë për mundësi punësimi është program i Këshillit Britanik që adreson kërkesën për aftësi në ekonominë globale në mënyrë që sistemet nacionale arsimore the trajnuese të munden t’i përgjigjen më mirë kërkesave të tregut të punës dhe nevojave të nxënësve. Programi Aftësitë për mundësi punësimi fokusohet në ndërtimin e marrëdhënieve të ngushta me industrinë dhe punëdhënësit, qeveritë dhe ofruesit e trajnimeve, duke përdorur ekspertizën dhe standardet e MB-së, inovacionin dhe kreativitetin në fushën e trajnimit të aftësive ku MB-ja është udhëheqës tregu. Përmes dialogut të politikave, seminareve e konferencave, Aftësitë për mundësi punësimi mbledhin bashkë  agjencitë ndërkombëtare dhe qeveritë për të ndarë sfidat lidhur me aftësitë dhe zgjidhjet për sistemet e tyre të arsimit dhe trajnimeve. 

Në Kosovë për pesë vite me radhë ne kemi punuar ngushtë me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Autoritetin Nacional të Kualifikimeve (trupi i MA) në caktimin e standardeve për Sigurimin e Cilësisë në AL dhe AETP.

Një element i ri që i është shtuar projektit këtë vit, i cili do të bëjë ndryshim të konsiderueshëm në sektorin e arsimit ATP në mbarë vendin, është Procesi i Referimit KEK (Korniza Evropiane e Kualifikimeve). Beneficionet nga ky proces janë:

  • thjeshtësimi i komunikimit ndërmjet akterevë të përfshirë në proceset e arsimit dhe trajnimit në vende të ndryshme dhe brenda çdo shteti;
  • lejimi i përkthimit, bashkërendimit dhe krahasimit ndërmjet rezultateve të ndryshme të nxënies, duke mundësuar që kualifikimet dhe kompetencat të shfrytzohen edhe jashtë vendit në të cilin janë arritur ato;
  • lehtësimi i përshtatjes së nevojave të shprehura nga tregu i punës me mudnësitë për arsim e trajnime të ofruara nga vendet e ndryshme;
  • përkrahja e procesit të validimit për mësimin jo formal dhe atë informal;
  • të shërbejë si pikë e përbashkët e referimit për cilësi dhe zhvillim të arsimit dhe trajnimit;
  • të kontribuojë në zhvillimin e kualifikimve në nivel sektorial, duke shërbyer si pikë referimi. Nivelet e përbashkëta të referimit dhe përshkruesit duhet ta bëjnë më të lehtë për palët e interes të identifikojnë ndërlidhjet dhe sinergjitë me kualifikimet sektoriale; 
  • të stimulojë dhe udhëzojë reformat dhe zhvillimin e strukturave të reja nacionale të kualifikimit.