Children

12 shtator 2018

Viti i dytë i projektit "Shkollat për shekullin 21" filloi me një takim solemn ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e Këshillit Britanik dhe shkollave në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës në Prishtinë.

„Të rinjtë tanë sa i përket zbatimit të njohurive teknologjike, nuk janë larg moshatarëve të tyre kudo në Ballkanin Perëndimor, por edhe më gjerë, dhe kjo na bën të shpresojmë për të ardhme më të mirë në këtë segment të rëndësishëm të jetës dhe punës në të ardhmen“,theksoi këshilltari i Ministrit për Arsim Shkencë dhe Teknologji të Republikës së Kosovës, zt. Fatmir Bytyqi.

9 korrik 2018

Në #WBSummitLondon së voni është paralajmëruar që Britania e Madhe do të investoj 10 milion funte për të ndihmuar zhvillimin e aftësive digjitale për të rinjt e Ballkanit Perëndimor dhe rritjen e kapaciteteve për punësim. Kjo do të na mundësoj që të trajnojmë më shumë shkolla që të përvetësojnë lexueshmërinë digjtale, dhe aftësitë kyçe.