Ftesë për tender

Ofrues i Shërbimeve të Logjistikës për Trajnime të Programit ''Shkollat e shekullit 21'' në Kosovë

British Council është duke kërkuar një Agjensi të specializuar në ofrimin e shërbimeve logjistike për organizimin e trajnimeve dhe mbulimin logjistik për organizimin e të gjitha aktiviteteve që ndërlidhen me trajnimin e drejtuesve dhe mësuesve të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta në kuadër të projektit “Shkollat e shekullit 21", në Kosovë. Programi “Shkollat e Shekullit 21” do të zbatohet në pesë cikle trajnimi gjatë periudhës 36 mujore të zbatimit; megjithatë ky tender mbulon shërbimet e nevojshme për të mbështetur dhe organizuar katër ciklet e ardhshme të trajnimit (cikli i parë i trajnimit ka përfunduar) në numrin e caktuar të shkollave, në Kosovë, në periudhën shtator 2019 - gusht 2021. 

Qëllimi i këtij tenderi është sigurimi i asistencës logjistike për British Council në kryerjen e aktiviteteve të mëposhtme:

A. Organizimi dhe zbatimi i kurseve të trajnimit për drejtuesit e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta;

B. Organizimi dhe zbatimi i kurseve të trajnimit për mësuesit e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta.

Të gjitha agjencitë e interesuara dhe që i përmbushin kërkesat për tenderim mund të kenë qasje në dokumentacionin e tenderit dhe t'i përgjigjen tenderit nëpërmjet portalit të British Council In-tend 

Udhëzimet se si të regjistroheni dhe të përdorni portalin In-tend mund t’i gjeni këtu.

4 PRILL 2019

 Gara rajonale u mbajt më 4 prill 2019 gjatë Samitit Digjital në Beograd, Serbi. 13 ekipe konkurruan nga gjashtë vende. Shkolla “Aleksa Šantić” nga Ugljevik, Bosnje dhe Hercegovinë, fitoi vendin e parë me projektin e saj ‘Shtëpia e mençur’ dhe fitoi udhëtim në Londër, MB. Kishte edhe shpërblime për vendin e dytë dhe të tretë, punën më të mirë në ekip, prezantimin më të mirë si dhe mirënjohje nga juria.