I realizuar në bashkëpunim me institucionet arsimore përkatëse në secilin vend, programi synon të pajisë me aftësi të mendimit kritik dhe zgjidhjes së problemeve një milion nxënës të moshës 10-15 vjeç në Ballkanin Perëndimor. Përveç mësimit të aftësive të mendimit kritik dhe zgjidhjes së problemeve, fëmijët do të mësojnë aftësi praktike të programimit dhe do të kenë mundësi t’i praktikojnë aftësitë e tyre përmes informatikës fizike.

Si pjesë e programit, çdo shkolle në Ballkanin Perëndimor do t’i sigurohet një numër pajisjesh micro:bit-i,  kompjuter me përmasa që mbahet në xhep, të cilët fëmijët mund t`i programojnë dhe t`i përdorin në lëndë të ndryshme për të zgjidhur problemet e përditshme.  

Për të konkurruar në tregun global të punës, aftësitë si zgjidhja e problemeve, mendimi kritik, njohuritë dixhitale dhe krijimtaria janë çelësi i suksesit. 

“As soon as they took the micro:bit in their hand, their imagination gone wild, they started asking questions, “what if we try this?”, “what if we connect the micro:bit with this?”, “what would happen if we do this?”. Children are becoming creative and in my opinion that is very important.” – Teacher

Hulumtimi i IPSOS Strategic Marketing

Hulumtimi i IPSOS Strategic Marketing

Në vitin 2018, hulumtimi iu ngarkua kompanisë  IPSOS Strategic Marketing  si pjesë e projektit "Shkollat e shekullit 21" të British Council në Ballkanin Perëndimor. Raporti tregoi se:

  • 86% e mësimdhënësve besojnë se micro:bit-i është i dobishëm për mësimin e kurrikulës
  • 90% e mësimdhënësve besojnë se micro:bit-i do t’i frymëzojë nxënësit rreth informatikës dhe kodimit  jashtë klasës
  • 93% e mësimdhënësve mendojnë se micro:bit-i do të ishte frymëzues për nxënësit në klasë
  • 100% e mësimdhënësve mendojnë se është mjet i dobishëm për mësim.

Po ashtu sipas raportit, mësimdhënësit besojnë se aktivitetet me pajisje micro:bit kanë përmirësuar shoqërimin e fëmijëve me njëri-tjetrin, si dhe kanë “shtuar këmbimin e njohurive mes tyre” dhe “kanë përmirësuar bashkëpunimin dhe komunikimin e ndërsjellë me mësimdhënësit e tjerë”.  Mësimdhënësit ishin të kënaqur të shohin se si nxënësit zakonisht indiferentë dhe të papërfshirë në klasë, ishin të parët që u angazhuan me micro:bit-in. U tha se disa nxënës treguan “potenciale krejtësisht të reja, pra gjithçka u duhej ishte një qasje ndryshe". 

Rezultatet e projektit pilot plotësuan një program shumë më të gjerë "Shkollat e shekullit 21", i cili gjatë tri viteve do t’ju ofrojë një milion nxënësve të moshës 10 - 15 vjeç në Ballkanin Perëndimor shkathtësitë që u duhen për një të ardhme të ndritshme.