British Council në Kosovë po kërkon katër Konsulentë Mbështetës të Klubit të Kodimit për t'u angazhuar në Programin Shkollat e Shekullit 21. Konsulentët do të angazhohen dhe veprojnë në të gjithë territorin e Kosovës.
Qëllimi i punës:
Të themelohen dhe mbështeten plotësisht Klubet e Kodimit në rreth 600 shkolla të mesme të ulëta, të cilat kanë marrë pjesë në ciklin e parë, të dytë, të tretë, të katërt, të pestë dhe të gjashtë të trajnimit nga të gjitha rajonet në Kosovë.
Përgjegjësitë:
- Të iniciojë dhe mbështesë themelimin dhe aktivizimin e plotë të Klubeve të Kodimit në rreth 600 shkolla nga ciklet e programeve të trajnimit 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6, bazuar në udhëzuesin e Këshillit Britanik: Udhëzues i Klubit të Kodimit 'Si të Themelojmë Klubet e Kodimit'
- Të ndihmojë secilën prej 600 shkollave të caktojnë 1 drejtues / mësues të Klubit të Kodimit për shkollë
- Të sigurojë mbështetje për 600 shkolla për të mobilizuar anëtarët e Klubit të Kodimit, nxënës të moshës 10-15 vjeç (me raport të preferuar djem dhe vajza 50%:50%) të cilët do të marrin pjesë në mënyrë aktive në Klube dhe do të kontribuojnë në punën e projektit duke përdorur mikrobitët.
- Të përdorë çdo mundësi për të inkurajuar përfshirjen aktive të vajzave në klubet e kodimit
- Të ndihmojë 600 drejtues / mësues të Klubit të Kodimit për të regjistruar Klubin e Kodimit të shkollës së tyre në platformën Code Club World
- Të ndihmojë në regjistrimin e të gjithë 600 drejtuesve / mësuesve të Klubit të Kodimit në një kurs falas online: Përgatituni të Drejtoni një kurs të Klubit të Kodimit në Platformën Future Learn (https://www.futurelearn.com/courses/code-club), të monitorojë dhe raportojë progresin e tyre të kursit në British Council.
- Të mbështesë çdo Klub Kodimi të shkollës në hartimin dhe ngritjen e një projekti 'Code Club' që përfshin një mikrobit dhe përdorimin e burimeve nga faqja e internetit 'Fondacioni Raspberry Pi'.
- Të monitorojë në mënyrë efektive secilën shkollë dhe procesin e krijimit të Klubeve të Kodimit, për të vendosur besim dhe mirëkuptim me administratën e shkollës dhe drejtuesin / mësuesin e Klubit të Kodimit dhe anëtarët e Klubit të tyre
- Të kryejë kërkime mbi Klubet e Kodimit në shkolla, të mbledhë të gjitha të dhënat e nevojshme dhe të raportojë tek British Council, mbështetur nga ekipi i programit të Këshillit Britanik
Arritjet mujore
- Të kontaktojë me rreth 40 shkolla në muaj (rreth 4 shkolla për ditë pune për tu kontaktuar, p.sh. 1.5 orë takime online për shkollë).
- Të mbledhë raportet nga të gjitha shkollat që janë përkrahur gjatë muajit specifik, në baza mujore, sipas modelit të dhënë nga British Council.
- Të dërgojë në British Council raporte mujore për aktivitetet dhe rezultatet e Klubeve të Kodimit të cilat duhet të mbështeten nga raportet e shkollave.
Kualifikimet e kërkuara:
- Minimumi 3 vjet eksperiencë pune në sektorin shtetëror të arsimit si mësues / profesor / konsulent i IT-së ose angazhime të ngjashme në fushën e IT-së
- Njohuri shumë e mirë në funksionimin e sistemit arsimor të shkollave fillore në Kosovë.
- Eksperiencë e provuar në mësimdhënien e kodimit për fëmijët dhe fillimin / pjesëmarrjen në klubet e kodimit / shkollës IT-do të konsiderohen si asete.
- Njohuritë dhe aftësitë e punës ose hartimit të një projekti me mikrobit BBC - do të konsiderohet si aset.
- Aftësi të gjuhës angleze (niveli C1), në të shkruar dhe të folur.
- Aftësi të gjuhës shqipe