The Coding Challenge

British Council Kosova njofton të gjitha shkollat që kanë marrë pjesë në ciklin e katërt (4) dhe të pestë (5) të trajnimit si pjesë e programit ‘Shkollat e Shekullit 21’, se në koordinim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës, afati për dorëzimin e aplikimeve për të marrë pjesë në Sfidën e Kodimit 2021 është  07 dhjetor 2021.

Data për mbajtjen e Sfidës Nacionale të Kodimit 2021 për shkollat e ciklit të katërt dhe të pestë është 14 dhjetor 2021.  

Kriza e COVID-19 shkaktoi ndërprerje të arsimit dhe mësimdhënësit u ballafaquan me shumë ndryshime dhe sfida, pavarësisht nëse praktikonin mësimin në internet ose mësimin e kombinuar. Megjithëse, ndërprerja vazhdoi të kishte efekte thelbësore për të gjitha shkollat, mësuesit dhe nxënësit, ne jemi shumë krenarë për të gjitha shkollat që ishin pjesë e trajnimit në këto rrethana të vështira dhe të cilat do të marrin pjesë në këtë Sfidë.

Në përputhje me masat parandaluese të qeverisë dhe për arsye se duam që të gjithë fëmijët dhe mësimdhënësit të jenë të sigurt dhe të shëndetshëm, Sfida e Kodimit do të organizohet në formatin online ose me prezencë fizike. Pjesëmarrësit do të njoftohen me kohë rreth formës së organizimit të kësaj sfide.

Qëllimi i Sfidës sonë është të angazhojmë nxënës nga i gjithë vendi dhe të frymëzojmë të rinjtë për të zgjidhur problemet e përditshme në shkollat dhe komunitetet e tyre përmes programimit të pajisjeve fizike. Sfida e Kodimit do të përdorë pajisjen mikro:bit për t'i mundësuar fëmijëve të hartojnë një projekt në përgjigje të Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe për të eksploruar zgjidhje për problemet me të cilat përballen në jetën e tyre të përditshme. Shkollat inkurajohen që të zhvillojnë projekte që ofrojnë zgjidhje inovative për mbrojtjen e mjedisit, ruajtjen e energjisë, dhe për sfidimin e ndikimit të ndryshimeve klimatike. 

Sfida është organizuar në partneritet me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës, dhe financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Për të aplikuar, thjesht ndiqni udhëzimet tona në fund të kësaj faqe dhe shikoni fazat e Sfidës së Kodimit.

Pranueshmëria

Sfida e Kodimit 2021 është e hapur për të gjithë nxënësit e klasave 6 deri 9 nga shkollat ​​që plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Kanë marrë pjesë në ciklin e katërt (4) dhe pestë (5) të trajnimeve tona për Mendimin Kritik, Zgjidhjen e Problemeve dhe Kodim, si dhe kanë pranuar në formë donacioni disa pajisje mikro:bit, si pjesë e programit "Shkollat ​​e Shekullit 21". Lista e plotë e shkollave që kanë të drejtë të aplikojnë mund të gjendet këtu.
  • Shkollat, ​​mësimdhënësit e të cilave kanë përfunduar kursin online për përdorimin e pajisjes mikro:bit.
  • Një shkollë mund të aplikojë në Sfidën Nacionale të Kodimit me më shumë se një projekt. 

Sfida e Kodimit do të hapet në datën 21 tetor 2021, dhe procesi i aplikimit do të mbyllet në 07 dhjetor 2021, procesi i vlerësimit do të zhvillohet në tre (3) faza:

Para se të filloni procesin e aplikimit, së pari duhet të shprehni interesin tuaj përmes Sondazhit të mundësuar këtu.  Pastaj do t'ju dërgohet një link për dosjen tuaj të personalizuar në internet ku mund të ngarkoni aplikacionin tuaj me të gjitha dokumentet e kërkuara.

Faza 1

Në fazën e parë të Sfidës, të gjitha aplikimet e paraqitura do të vlerësohen kundrejt kritereve të kualifikimit. Për t'u kualifikuar për vlerësimin e projektit, projektet duhet të dorëzohen nga ekipe, të përbëra vetëm nga 2 anëtarë të ekipit. Të paktën një vajzë inkurajohet të jetë pjesë e secilit ekip.

Përveç kësaj, pjesëmarrësit janë të ftuar të paraqesin sa vijon:

  • Detajet e kontaktit – sic janë të specifikuara në formularin e regjistrimit
  • Formularin për privatësinë e informacioneve të garës dhe marrjen e pëlqimit të nënshkruar: Shtojca 2
  • Dokumentin prezantues: Shtojca 3 – përshkrim i shkurtër i projektit, problemet që adreson, si do t’i ndihmojë nxënësit, shkollën apo komunitetet e tyre? Si lidhet projekti me Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (Përshkrimi i projektit duhet të dorëzohet si dokument në formatin 'Word'. Fotografitë e letrave të shkruara me dorë do të shënohen me pikë minimale.)
  • Ngarkimin e dosjes .hex. Aplikantët duhet të paraqesin kodin. (Kodi duhet të dorëzohet në një format që mund të kontrollohet dhe testohet për funksionalitetet e tij.)
  • Video e projektit funksional dhe prezantimi i tij (5 minuta).

Të gjitha dokumentet e kërkuara supozohet të ngarkohen në një dosje (folder). Ju lutemi, plotësoni të gjitha dokumentet në format dixhital. Çdo aplikim jo i plotë do të hiqet në këtë fazë. Më shumë informacion se si të zgjidhni projektin dhe si të përgatitni një video do të gjeni në Shtojcën 6 “Udhëzues për Shkollat”.

Faza 2

Aplikimet e pranueshme do të vlerësohen kundrejt kritereve të mëposhtme të vlerësimit:

  1. Qëllimi i projektit dhe ndikimi i përgjithshëm.
  2. Origjinaliteti dhe kreativiteti në zgjidhjen e një problemi
  3. Hartimi funksional i projektit
  4. Kompleksiteti teknik i kodit 

Anëtarët ekspertë të TIK-ut të jurisë do të përzgjedhin deri në 13 projektet më të mira që do të paraqiten për fazën 3 të sfidës - Sfida e Kodimit, e cila do të organizohet drejtpërdrejt në internetNë varësi të cilësisë së paraqitjes mund të ketë më pak se 13 ekipe të ftuara në eventin final drejtpërdrejt në internet.

Lista e projekteve të përzgjedhura që do të ftohen për eventin final, do të publikohet në muajin dhjetor 2021 në faqen tonë të internetit, dhe pjesëmarrësit do të njoftohen përmes postës elektronike të paraqitur në aplikacion.

Faza 3

Ekipet me projektet e përzgjedhura do të marrin pjesë në fazën finale, eventin në Tirane ose ne internet të sfidës. Eventi drejtpërdrejt në internet do të organizohet nëpërmjet aplikacionit Microsoft Team. Ne do të mundësojmë një link dhe një seancë prove. Të gjitha ekipet do të kenë një shans të provojnë këtë aplikacion të Microsoft Teams përpara eventit të drejtpërdrejtë dhe të adresojnë çdo çështje ose pyetje që ata mund të kenë.

  • Në aktivitetin online, secili ekip do të ketë 10 minuta për prezantimin e projektit dhe pyetjet nga juria.
  • Prezantimi do të jepet në format video deri në 5 minuta. Videot do të filmohen para aktivitetit të drejtpërdrejtë, ose të njëjtat video të paraqitura në fazën 1 mund të përdoren. Udhëzimet se si ta filmoni sa më mirë videon tuaj përfshihen në Udhëzimet për Shkollat.
  • Juria do të ketë 5 minuta kohë për të bërë pyetje në lidhje me projektin, dhe do të vlerësojë projektet bazuar në: njohuritë e përgjithshme mbi përmbajtjen e projektit; kompleksiteti teknik i kodit; dhe aftësitë e prezantimit.

Sfida ‘do your:bit’?

Nëse merrni pjesë në Sfidën e Kodimit dhe jeni të interesuar të merrni pjesë me të njëjtin projekt në Sfidën Globale ‘do your:bit’ 2022, atëherë projekti juaj për Sfidën e Kodimit duhet të jetë në gjuhën angleze dhe në përputhje me Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Do your:bit është një Sfidë me micro:bit që i sfidon fëmijët dhe adoleshentët në mbarë botën të zhvillojnë kreativitetin dhe të krijojnë zgjidhje për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm

Sfida ‘do your bit’ do të hapet në vitin 2022. Për më shumë informacione kontrolloni faqjen e internetit Do Your Bit Challenge website

FAT TË MBARË TË GJITHËVE!